Kreu i qeverisë Edi Rama u pyet sot nga gazetarët, se ku ndryshon ai me Sali Berishën, sa i takon investimeve në infrastrukturë.
Sipas Ramës PS nuk bën rrugë dhe projekte për fushatë, dhe më shumë se 50% e investimeve kanë shkuar për të mbyllur punët e lëna gjysmë nga Sali Berisha, që sipas tij i inaguronte për fushatë.
Kreu i qeverisë deklaroi se në rast se zgjedhjet do të mbaheshin nesër, PS do të merrte më shumë vota se në vitin 2017.
“Me mirëkuptimin që kronika e ekonomisë nuk do të preket, dhe kini parasysh që monitorimi do bëhet nga zyra e mediave këtu, po u jap përgjigje. Projektet për të cilat ne flasim nuk janë asfalt elektoral, por janë vepra që nuk fillojnë në momentin e gërmimeve, por kur nisin projektimet, dhe për këto vepra projektimet kanë nisur prej shumë kohësh.
Nëse ne flasim për aeroportin e Vlorës sot, flasim pasi gara na u ndërpre, nëse ne flasim për tunelin e Loogarasë, ne flasim për një projekt për të cilin po punohet në terren. Ne nuk kemi nevojë për asnjë nga këto për të fituar zgjedhjet, ne jemi të vetëdijshëm për shumë gjëra që janë akoma për tu bërë, se sa probleme ka qeverisja në të gjitha shkallët e veta, por ne kemi qartësisht mirëskuptimin e shumicës së arsyeshme të shqiptarëve.
Nëse zgjedhjet bëhen të dielën ne dalim më mirë dhe ata dalin më keq se në 2017. Këto janë projekte të mëdha, nuk janë sa për të kaluar radhën. Po të shohim rindërtimin është një rast për të bërë dallimin mes dy kohëve, ne jemi duke përfunduar shkollat që kemi nisur, dhe do të jenë gati për ti hapur në muajin Nëntor.
Ata lehin ëh, ëh, dhe i lanë rrugëve gjysmë, më shumë se 50 % e financimeve që ne kemi bërë në infrastrukturë, janë për ato projekte që ata kanë inaguruar nëpër atë fushatë famkeqe”, u shpreh Rama.
(E.K/Faxweb.al)