Pas rënies së suvasë së tavanit disa dite më parë në një klasë te shkolles 9- vjecare “ Irakli Bozo” në Golem të Lushnjes, zyra arsimore e këtij qyteti mori vendimin për ti transferuar në shkollën “ Jani Nushi” në Lushnje.
Përballë kësaj situate prindër e nxenes kanë protestuar paraditen e sotme në ambientet e shkollës se braktisur tashmë . Ata kerkojnë njëzëri që 150 fëmijët e kësaj shkolle të mos largohen pasi godines i duhet vetëm një rikonstruksion disa- ditor për t’iu rikthyer procesit normal mesimor.
Një tjetër problematikë shqetesuese mbetet dhe transporti i fëmijëve. Në një furgon 20- vendesh , udhetojne 50 femije shprehen teper te indinjuar prinderit nderkohe qe sipas tyre ai eshte teper i vjeteruar.
“Ne jemi 90% socialiste, ndaj sna bëjnë shkollat, nuk na respektojnë fare, shkolë, ska, rrugë ska. Mbase vjen ndonjë e mirë nga zoti”- u shpreh një prej tyre.
Mesimi me turne eshte nje tjeter shqetesim per prinderit. E kemi të pamundur thone ata tu pershtatemi orareve te femijeve. Të gjithë fëmijët e kësaj shkolle kanë bojkotuar mësimin diten e sotme, ndërkohë që prindërit apelojne njëzëri që femijet te zhvillojne procesin mesimor ne shkollen e tyre.