Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Nga më të votuarat në qarkun e Durrësit, Ulliri rrëfen momentin kur mori ftesën: Kuptova që kisha një dëshirë të madhe për politikë (Mesazhi për rininë)

Deputetja më e rë në moshë në parlamentin e Shqipërisë, Andia Ulliri në një intervistë me gazetaren Kloida Gjuzi në ‘FaxNews’, ka treguar se si mori ftesën për tu bërë pjesë e listave të kandidatëve të Partisë Demokratike dhe mesazhi për rininë shqiptare.

Andia ësht një nga emrat më të votuar në qarkun e Durrësit, e cila ka grumbulluar respektivisht 5595 vota, por në të njëjtën kohë është një nga emrat më të lakuara në media për përfshirjen në jetën politike të një vajze kaq të re.

Andia është shprehur se ftesën për tu bërë pjesë e listave të PD-së e ka marrë nga vetë Lulzim Basha dhe në momentin e ftesës kuptoi se ajo kishte një dëshirë të madhe për politikën dhe ndryshimin.

Mesazhi i Andias për rininë shqiptare është që të mos e humbin shpresën për Shqipërinë, por të besojnë se ky vend do të ndryshojë.

Unë jam Andia Ulliri e zgjedhur si deputete e Partisë Demokratike në qarkun Durrës. Unë vij nga Nikla, jam e rritur dhe e lindur aty, ndaj përfaqësova zonën e Niklës, Fushë-Krujës dhe Bubqit në këto zgjedhje.

Ndjek studimet për arkitekturë dhe vij nga një familje që ka kontribuar shumë për zonën dhe kjo ka qënë një nga arsyet pse nisma ime për tu angazhuar në politikë ka ardhur si pasojë e tillë, pasi vijë nga një familje tradicionale e djathtë që ka besuar në ndryshim.

Ftesa erdhi nga strukturat e Partisë Demokratike dhe në këtë moment kam konstatuar dëshirën time të madhe për politike dhe ndryshim, për të përfaqësuar zërin e të rinjve.

Mendoj që të gjithë kandidatët kanë vlerat e tyre. Mendoj se sot ishte pjesa që figurat e reja përbëjnë një impakt dhe të përfaqësojnë zërin e rinisë dhe jo vetëm të Fushë-Krujës. Edhe për popullin tonë është një kënaqësi që PD-ja mori një nismë për të angazhuar të rinjtë në politikë.

Mund të them që e pazakontë është termi që vlen në këtë rast, pasi në Shqipëri ne shikojmë që nuk ka patur përzgjedhje në listat e kandidaturave dhe këtë vit pamë që PS-ja nuk pati shumë zëra të rinj që mund të kishte patur, por kjo do të thotë shumë për PD-në dhe Lulzim Bashën që besoi në zërin e të rinjve dhe zërin tim. Unë mendoj që fushata ka qënë e zhvilluar në kushte të pabarabarta dhe gjatë kësaj kohe jam takuar me shum familjarë dhe të rinj dhe kam konstatuar fryëm për ndryshim, dicka që sot dhe rezultatet të lënë për të menduar ndryshe. Sot mendoj që të gjithë duhet të shohin tej, se shpresa ishte aty.

Cilësitë e mia janë të shumta, mund të përmend faktin që nuk do të dorëzohem kurrë dhe rinia do të përfaqësohet ndryshe, duke qënë se kemi përjetuar si brez disa fenomene që nuk janë ndjerë më para, përmendim këtu pandeminë dhe mësimin online.

Unë besoj shumë te ndryshimi, te zhvillimi dhe këto janë cilësi që i kam trashëguar nga familja ime. Pika ime më e fortë është dëshira për ndryshim dhe se si sot do të kem pasqyrim të personave që duan ndryshim dhe për tu zhvilluar dhe për të mos u larguar nga ky vend.

Mendoj që kryetari i PD-së është person që i posedon vlerat pasi mbështet figurën e femrës dhe të rive. Me shkollimin e huaj do të sillte një frymë të re në vend.

Mendoj që është e vështirë që rruga drejt politikës të mos ndryshoj një njeri, për faktin se është një rrugë e gjatë që kërkon angazhim dhe përkushtim, të evolosh mos të qëndrosh në vendin ku je. Unë mund të ndryshoj, por pjesa ime nuk do të ndryshojë.

Mesazhi im si Andia Ulliri është që kurrë të mos e humbin shpresën dhe nuk do të jemi në vend numëro. Mendoj që vendi jonë ka potencialin e duhur për të arrir majat dhe besoj dhe shpresoj që të jetë e mundur. Unë shpresoj që së bashku me ata njerëz që besuan të jemi së bashku krahë për krahë.”, u shpreh Andia Ulliri.

(R.G/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.