FlashSportTe FunditTe Gjitha

Nga lopët në fshat, te Barcelona, prezantohet trajneri i ri: As në ëndërr s’e kisha imagjinuar

Quique Setien do të jetë zëvendësuesi i Ernesto Valverdes, i cili u shkarkua nga drejtimi i Barcelonës ditën e djeshme.

Sot, Setien është prezantuar te katalanasit, ku ka treguar se është shumë i lumtur për këtë sfidë të re dhe nuk e kishte menduar kurrë diçka të tillë.

“Dua të falënderoj këtë klub për mundësinë e dhënë. As ëndrrat e mia nuk e kisha imagjinuar. Më duhet vetëm të falënderoj drejtuesit e Barcelonës që ma besuan drejtimin e ekipit.

Jam shumë i emocionuar për këtë sfidë të re dhe për këtë projekt. Dje unë po shëtisja në fshatin tim, teksa rreth meje kishte lopë, ndërsa tani jam këtu te Barcelona për të stërvitur lojtarët më të mirë në botë”, u shpreh Setien.

Një person u rrëmbye në Kamzë në mesditë, në sytë e shumë dëshmitarëve. Sot, pas 11 ditësh policia raporton se ai ka vdekur ditën e pengmarrjes, por nuk po i gjejnë trupin. Çfarë mendoni?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *