Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashSportTe FunditTe Gjitha

Nga liga e dytë franceze, në finale të Champions League, historia e dy shokëve që do jenë kundërshtarë në Stamboll

E veçanta e finales së Champions League që do të mbahet në Stamboll është se do të përballen së bashku dy ish-shokë skuadre, Ngolo Kante dhe Riad Mahrez.

Dyshja ka luajtur për Leicester City para se të bënin hapin e madh në karrierë duke u transferuar tek skuadrat më të mëdha angleze. Kante dhe Mahrez ishin lojtarët kyç kur Lestëri fitoi Premier Ligën në vitin 2016.

Historia është e veçante pasi të dy lojtarët deri në moshën 23 vjeçare luanin në Ligën e dytë franceze, përkatësisht mesfushori Kante lunate për Kanën ndërsa Mahrez për Lë Havren. Leiçester i ndoqi me kujdes dhe i transferoi të dy për shumën e kombinuar të 6 milion eurove duke i shitur më pas 110 milion euro.

Dy ish-shokët e skuadrës do të përballën më 29 maj në Stamboll të Turqisë në finale e madhe për të kërkuar lavdinë me ekipet e tyre, por miqësia dhe historia e jashtëzakonshme e rritjes futbollistike të tyre do të jetë në zemër të tifozëve të futbollit.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.