00:50 | 26/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nga lidhja intime me avokatin, te mungesa e strehës/ Të gjitha detajet e operacionit që çoi në pranga gjyqtaren: Sa vite burg rrezikon Hoxha (E pëson dhe prokurori)

11:37 | 12/02/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nga lidhja intime me avokatin, te mungesa e strehës/ Të gjitha detajet e operacionit që çoi në pranga gjyqtaren: Sa vite burg rrezikon Hoxha (E pëson dhe prokurori)

Gazetari Elvis Myrta ka qenë në studion e Fax news ku ka komentuar aksionin e ditës së djeshme të SPAK që çoi në pranga 10 persona, përfshirë gjyqtaren e Krujës Enkelejda Hoxha, mjek psikiatër dhe avokat.

Myrta tha se SPAK ka kryer një sërë përgjimesh përpara prerjes së fletëarresteve, dhe kemi të bëjmë me një dosje voluminoze hetimore. Sipas gazetarit ka dyshime se ka pasur më shumë se një marrëdhënie pune ndërmjet gjyqtares Hoxha dhe avokatit Tabaku, i cili mbronte dhe personazhet e njohura të botës së krimit.

“Nga hetimet që janë bërë, ka një dosje voluminoze me 160 faqe përgjimesh, ku janë mbajtur në vëzhgim personazhet për të cilët u janë prerë fletëarrestet. Sipas dosjes hetimore gjyqtarja merrte nga 6-12 mijë euro për të liruar persona të caktuar. Fillimisht gjyqtarja i ka ulur dënimin shtetasit Gëzim Nezaj, i cili u lirua nga burgu, por prokuroria ka vendosur që të mos ndërhyjë në këtë moment, pasi kishte pritshmëri se gjyqtarja do të vepronte po njësoj në raste të tjera.

Gjatë hetimeve ka rezultuar një person që ka negociuar për lirimin e shtetasit Sajmir Metani, i cili ka qenë i dënuar me 25 vite burg, nga gjykata e Shkodrës, i akuzuar për një vrasje që ka ndodhur në vititn 1995.  Në muajin Tetor gjyqtarja i ka ulur 6 muaj dënim këtij shtetasi, ndërsa avokati i tij mbrojtës ishte Aldo Tabaku. Sipas dosjes hetimore thuhet se avokati Tabaku ka pasur një marrëdhënie shumë të ngushtë me gjyqtaren, ai ka bërë rezistencë që të mos kishte kontroll në zyrën e tij, dhe ka pasur përplasje fizike”, tha Myrta.

Duke iu referuar përmendjes së mjekut Prifti, gazetari tha se emri i tij ka dalë aksidentalisht, dhe ai do të duhet të shpjegojë origjinën dhe burimin e parave që iu gjetën në banesën e tij dhe në zyrë.

“Pjesa e dosjes së shëndetësisë ka qenë aksidentale, pasi sekretarja Manuela Mallkuçi kishte dhënë një rryshfet prej 2 mijë eurosh që të bënte një operacion në QSUT. Nuk saktësohet në dosje nëse Prifti e ka marrë sasinë e parave, për të cilën kishte komunikuar me sekretaren e gjykatës.

Mjeku Prifti është aktualisht i pezulluar nga detyra, dhe Prokuroria është duke kryer hetime të mëtejshme, i janë bërë kontrolle në banesë dhe në zyrë, rreth 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë të vjetra, duhet theksuar fakti që ai ka punuar dhe në spitale private. Nuk dihet ende burimi i parave, flitet që zonja Mallkuçi i ka premtuar atij 2 mijë euro, dhe për këtë shkak ai është vënë nën hetim. Mbetet për tu parë nëse ai ka marrë apo jo rryshfet”, tha gazetari i Fax news.

Ndërkohë detaje interesante dalin nga hetimet, ku gjyqtarja nuk kishte asnjë banesë në emrin e saj, dhe në deklarimin e pasurisë e vetmja e ardhur që raportonte ishte paga e saj. Gjatë kontrollit në banesën e prindërve të saj, u gjet një sasi prej 10 mijë dollarësh.

“Sa i përket gjyqtares Policia ka ushtruar disa kontrolle në banesën e saj, edhe pse asnjë prej tyre nuk janë në emrin e saj, që nga viti 2011 ajo ka deklaruar vetëm rrogën e saj si të ardhur, dhe asnjë pronë tjetër. Në shtëpinë që është e prindërve të saj është gjetur një shumë prej 10 mijë eurosh. Ajo ka liruar disa personazhe të njohura të botës së krimit, për të cilat autoritetet dyshojnë se liria është fituar përmes rryshfetit. (Endrit Dokle, Hekuran Billa, Genc Tafili apo Ilir Paja).

Prokuroria e cilëson në dosje që kemi të bëjmë me një skemë mirëfilli kriminale, pasi secili prej të arrestuarve ka pasur një rol të caktuar në skemë, avokati bënte sekserin, gjyqtarja jepte vendimin, ndërkohë që sekretarja mundësonte që çështja ti kalonte Hoxhës, duke ndërhyrë në short. Eksperti psikiatër, i nxirrte të dënuarit si persona që kishin probleme shëndetësore”, u shpreh Myrta.

Ndërkohë që pritet të ketë një rikthim për gjykim të disa lirimeve të bujshme të personazheve të njohur të botës së krimit, duke nisur me Indrit Doklen, të dënuarin përjetë që shijon lirinë falë Hoxhës.

”Do të ketë një mbledhje të KLGJ-së, dhe me shumë mundësi një pjesë e dosjeve që Hoxha ka pasur në shqyrtim mund të rikthehen për gjykim. Prokuroria thotë që ka prova të mjaftueshme për implikimin e personave të arrestuar. Mbetet për tu parë nëse personat në fjalë do të rikthehen në burg, në rastin konkret Prokuroria kërkoi që Indrit Dokle të kthehej në burg, dhe është bërë rekurs në Gjykatën e Lartë. 

I mbetet kësaj gjykate që tashnë të vendosë nëse Dokle do të kthehet në burg, përmes një procedure të përshpejtuar. Dokle është i dënuar me burg të përjetshëm, dhe ai do të duhej të kthehej në burg në një vendim të Gjykatës së Lartë”, tha gazetari Myrta.

Ndërkohë që një tjetër person, që pritet ta pësojë në të gjithë këtë histori është dhe prokurori i Krujës Bujar Memiaj, për të cilin ILD ka kërkuar shkarkimin, sa kohë që nuk ka kundërshtuar vendimet e dhëna të Hoxhës. Në rast se provohen akuzat ndaj Hoxhës, gjyqtarja rrezikon një dënim deri në 10 vite burg.

“Prokurori i Krujës pritet të shkarkohet në një vendim që do të merret në KLP, pasi nuk ka kundështuar asnjë prej vendimeve që janë marrë nga gjyqtarja Hoxha. Sipas ILD-së ai ka shkelur detyrën, dhe mbledhja për shkarkimin e tij do të vendoset gjatë ditës së hënë. 

Edhe për vetë gjyqtaren Hoxha ka pasur një insektim nga ILD por ajo ka kërkuar gjithnjë kohë që të mund të mblidhte prova, por që sipas prokurorisë në fakt ka kërkuar kohë për dhënien e vendimeve mbi çështjet që kishte ende në ngarkim, për një pjesë të të cilave dyshohet se ka marrë rryshfet.

Dosja e prokurorisë për Gjykatën e Krujës është voluminoze, dhe nuk pritet që të ketë persona të tjerë të implikuar brenda radhëve të këtij institucioni. Në momentin kur gjyqtarja do të ndërhynte, pasi seanca për shkarkimin e saj ishte për 4 ditë, prokuroria ka ndërhyrë në sallën e gjyqit dhe ka bërë të mundur arrestimin e saj.

Në rast se vërtetohen këto akuza, të cilat janë të rënda, për gjyqtaren mund të rrezikojë nga 5-10 vite burg, por këtu doja të shtoja diçka se ne kemi pasur dhe raste të tilla, por që janë liruar përmes procedurave. Këtu sjell në vëmendje rastin e gjyqtarëve të Durrësit, që dënimi i tyre u konvertua në shërbim prove”, përfundoi Myrta.

(E.K/Faxweb.al)

Pas

VIDEO/ Përmbytjet në Fier, flet banori: Shteti na mbyt për 20 milionë lekë. U kërkojmë një pompë uji dhe të bëjnë një rezervuar, po na thonë s’kemi inxhinier

Para

Përfshihen nga flakët disa banesa tek “Shkolla e Kuqe” në Tiranë, banorët dalin të alarmuar në rrugë (VIDEO)

Para
Përfshihen nga flakët disa banesa tek “Shkolla e Kuqe” në Tiranë, banorët dalin të alarmuar në rrugë (VIDEO)

Përfshihen nga flakët disa banesa tek “Shkolla e Kuqe” në Tiranë, banorët dalin të alarmuar në rrugë (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shpërthen vatër e re zjarri, flakët përpijnë kodrat e Molungut në Rubik. Nuk hyn dot zjarrfikësja

Aksion me urdhër të SPAK, ushtrohen kontrolle dhe jepen urdhër arreste për dy të dyshuar për trafik droge

Shefi i komisariatit të Delvinës digjet gjatë aksionit për shuarjen e zjarrit, vizitohet në QSUT nga drejtori i policisë Ilir Proda

Avokatët e Veliajt kërkesë Burgjeve: Na jepni informacion mbi trajtimin mjekësor dhe masat e sigurisë gjatë shoqërimit në spital

Kryen kursin 12 specialistë nga SPAK dhe Policia, Ambasada Amerikane në Tiranë: Ekspertiza në teknologji, thelbësore për hetimet kibernetike

Aksident i rëndë në Sarandë/ Citroeni i pret rrugën motorrit, i plagosuri 27-vjeçar niset me helikopter drejt Tiranës (EMRI)

Tarifat tregtare me BE-në, Ursula von der Leyen dhe Donald Trump takohen të dielën në Skoci

Të dielën zgjedhjet në Venezuelë/ Maduro bën thirrje për votim masiv, por opozita e quan atë një farsë

“Italia nuk është gati të njohë Palestinën”, Tajani: Jemi për paqen, jo për fitoren e njërës palë mbi tjetrën

“Nuk ka rëndësi ajo që thotë ai”, Trump hedh poshtë planin e Macron për ta njohur Palestinën si shtet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.