Ditën e mërkurë në orën 20:30 në “Fax News” do të jetë i ftuar presidenti i Republikës, Ilir Meta.
Gjatë intervistës në emisionin “Aktualitet” që modelohet nga Bejdo Malo, Meta pritet të flas për 5 vitet e tij në krye të shtetit, raportet e acaruara me Edi Ramën dhe Kuvendin.
Gjithashtu një temë që do të marrë vëmendjen e gjerë do të jetë edhe historia e pa treguar e vendimit të Venecias dhe Gjykatës Kushtetuese e deri te marrëveshja e detit me Greqinë do të jenë pjesë e intervistës që do të transmetohet nesër në Fax News. Po ashtu kreu i shtetit do të rrëfejë atë çfarë e pret pasi të përfundojë mandatin e tij në krye të shtetit.
Postimi i Bejdo Malos:
“Eksluzive në televizionin Fax News nesër më 22 qershor 2022 në orën 20.30 Presidenti i Republikës Ilir Meta. Si i vlerëson katër vjet Presidencë, Raportet me Edi Ramën, me Kuvendin, historia e patreguar e vendimit të Venecias dhe të të Gjykatës Kushtetuese, e vërteta për Sandër Lleshi dhe Gent Caka, Spartak Braho, Nasip Naço dhe raportet me ta, Frok Çupi Muç Nano Artan Hoxha, Arjan Porodani, të pa thënat për reformën në drejtësi, të pathënat për marrëveshjen e detit, çdo bëjë pas 25 korrik 2025, LSI dhe beteja e re e Ilir Metës, akuzat e medias ndaj tij dhe reagimi i Presidentit Ilir Meta….këto dhe të pa thëna të tjera nesër në Aktualitet në Fax News”