Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Nga Kavaja Endrit Braimllari i bën apel shtetit: Këta banorë kanë nevojë për ndihmë

Deputeti i LSI-së Endrit Braimllari ka qenë sot i pranishëm në Rrikaj të Kavajës për të parë nga afër nevojat e banorëve të përmbytur. Ai apelon për ndihmën e shtetit pasi banorët përvecc dëmitimit të banesave kanë humbur dhe gjënë e gjallë.

“Në Rrikaj të Kavajës, në takim me banorët e përmbytur! Situata është në kushtet e emergjencës. Humbja e gjësë së gjallë dhe dëmtimi i banesave ka shkatërruar përfundimisht ekonominë e banorëve të kësaj zone pasi e kanë të vetme mënyrë jetese.

Sot më shumë se kurrë këto banorë kanë nevojë për ndihmën e shtetit. Të gjitha strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim në të gjithë vendin janë pranë qytetarëve duke ofruar mbështetjen dhe solidaritetin e tyre”, shkruan Braimllari.

(E.K/Faxweb) 

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *