01:22 | 30/03/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nga Jorgo Papingji, Visar Zhiti dhe Shyqyri Ballgjini/ Zbardhet VKM-ja: Këto personalitete fitojnë pension të posaçëm

17:38 | 16/01/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nga Jorgo Papingji, Visar Zhiti dhe Shyqyri Ballgjini/ Zbardhet VKM-ja: Këto personalitete fitojnë pension të posaçëm

Gjatë vitit 2020, 14 artistë, spotistë dhe ish-të përndjekur politik kanë fituar të drejtën e pensionit të posaçëm ndërsa vendimi është marrë nga Këshillit të Ministrave të marrë më24 dhjetor të vitit të kaluar. Në fushën e kulturës, kanë përfituar piktori i filmit Shyqyri Sako 83-vjeç, si edhe për poetin Visar Zhiti.

Në vendimin e qeverisë thuhet se “Në bazë të vendimit nr. 894, Këshilli i Ministrave ka vendosur dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Visar Hekuran Zhiti, në masën e katërfishit të pensionit social, por shuma e pensionit, që përfiton sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, plus këtë shtesë, të mos kalojë tetëfishtin e pensionit social”. NJë tjetër shkrimtar të cilit i është aprovuar ky pension i pasaçëm është Ago Nezha që mban edhe titullin “Mjeshtër i Madh”, i njohur edhe për kontributin e gjerë në Shoqatën Kulturore Atdhetare “Labëria”.

Nga ana tjetër, ndonëse është dëgjuar apeli i bërë publikisht nga autori i këngëve Jorgo Papingji, duket se qeveria ka lënë mënjanë figura të tjera të kulturës, si shkrimtari për fëmijë Gaqo Bushaka.

Shyqyri Ballgjini, i cili mban titullin ”Legjenda e futbollit shqiptar” rezulton në listën e sportistëve. Ai ka luajtur shumicën e viteve të karrierës me “Dinamon” ndërsa është konsideruar si një nga sulmuesit më të mirë në epokën e tij, duke shënuar më shumë se 100 gola në Kampionatin Kombëtar dhe më shumë se 50 në ndeshjet për Kupën e Republikës.

Nga futbolli, sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 890, është atribuuar pension i posaçëm dhe për trajnerin dhe futbollistin Faruk Sejdini. Nga sporti i jepet pensioni special edhe ish-volejbollistes Ela Tases, e cila mban titullin “Mjeshtre e merituar”. Tase ka qenë 16 herë kampione kombëtare në volejboll, 14 herë fituese e Kupës së Shqipërisë, 10 herë fituese e anketës sportive “10 sportistët më të mirë të vendit”.

Ajo është cilësuar volejbollistja më e mirë shqiptare e të gjitha kohërave. I konsideruar si artisti i basketbollit, pensioni i posaçëm i është atribuuar edhe Viktor Papavangjelit.

Nga muzika këngëtari Hysni Zela, vëllait të artistes Vaçe Zela I është njohur e drejta e gëzimit të pensionit të posaçëm nga shteti. Vendimi për pension të posaçëm i marrë nga qeveria një ditë përpara Krishtlindjeve ka përfshirë edhe ishsportistët Valentina Shehi, Ndriçim Spahiu, Rauf Dimraj dhe Edgar Prifti.

Nga ish-të përndjekurit, ka përfituar Zenel Drangu, i dënuar gjatë sistemit komunist me 25 vite burg për arratisje, të cilat i ka kaluar në  qelitë e Spaçit. Drangu, gjatë periudhës së burgut, ka punuar si minator, si dhe ka qenë pjesë e “Revoltës së Spaçit” të zhvilluar në datat 21–23 maj 1973. Aktualisht, ai mban postin e kreut të shoqatës së ish-të përndjekurve në qytetin e Shkodrës.

LISTA E PLOTË:

  1.  Shyqyri Ballgjini – ish-futbollist
  2.  Faruk Sejdini – ish-futbollist Shyqyri Sako – piktor
  3.  Zenel Drangu – ish-i përndjekur
  4.  Ela Tase – ish-sportiste
  5.  Visar Zhiti – shkrimtar
  6.  Ago Nezha – shkrimtar
  7. . Viktor Papavangjeli –ish-basketbollist
  8. .Valentina Shehi (Myrto) – ish-sportiste
  9. . Ndriçim Spahiu – ish-sportist
  10. . Hysni Zela (këngëtar) vëllai i artistes së madhe Vaçe Zela
  11. . Jorgo Papingji – autor këngësh
  12. . Rauf Dimraj – ish-sportist
  13. . Edgar Prifti – ish-sportist
Etiketa: pension i posacem
Pas

Tenderat, hyrja në bashki pa mandat, falsifikimet dhe dëshmitë e rreme në formularin e dekriminalizimit. Pika më të ‘nxehta’ të dosjes ndaj Kajmakut

Para

Pamje të rënda/ “Oj nëna ime, më ndihmoni”, makina përplas këmbësorin në mes të Tiranës, i plagosuri i shtrirë përtokë

Para
Pamje të rënda/ I preu rrugën makinës me motorr, humb jetën në vend 50-vjeçari në Milot (EMRI)

Pamje të rënda/ “Oj nëna ime, më ndihmoni”, makina përplas këmbësorin në mes të Tiranës, i plagosuri i shtrirë përtokë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

“Kemi marrë trefishin e firmave që duhen”, Endri Shabani kryetar i “Nismës Thurje”, në Fax News

“Kush është fajtori për përçarjen e opozitës?” Agim Baçi skanon situatën para zgjedhjeve

“Nuk do të ma japësh votën?”, Olta debaton me Nitën: Ke dëshirë të të kujtoj se çfarë kam bërë për ty

Familja e Ronaldos kundër, Georgina paralajmëron dasmë me yllin e futbollit

Mblodhi 640 firma për të kandiduar si i pavarur, Mërkuri: PS po ndalon kandidimin tim, qytetarët po kërcënohen me gjoba të tërheqin firmën

Arsyeja e vërtetë pse Elon Musk dëshiron të ndalojë zhvillimin e AI

Plagosje me thikë në zonën “Komuna e Parisit”, 19-vjeçari në spital, arrestohet autori (EMRAT)

VOA/ Rënie e ndjeshme e shqiptarëve me lejeqëndrimi në Greqi, 147 mijë më pak se një vit më parë

“Nisma Thurje” ankimon në KQZ dhe KAS, bllokimin e KZAZ Dropull, kërkohet regjistrimi i Garos si kandidat për Kryetar Bashkie

Shtëpia e Rihanna-s vendi më i pasigurt për momentin, cenohet sërish prona e artistes

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.