Kandidatja për deputete në qarkun e Tiranës, Kejdi Mehmetaj ka reaguar ashpër pas vendimit të qeverisë për të hequr karantinën për emigrantët që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia.
Mehmetaj shkruan me ironi si ka mundësi që për një javë u hoq ky vendim, apo virusi u zhhduk, në këtë mënyrë duke ngritur akuza që qeveria e shfrytëzoi këtë vendim për të ndalur të drejtën e emigrantëve shqiotarë për të votuar me 25 prill.
Një tjetër çështje që u prek nga Mehmetaj ishte dhe raporti që i dërgoi ditën e sotme KLSH kuvendit, ku vihej re një dëm prej 711.8 milionë euro në buxhetin e shtetit shkaktuar nga institucionet shtetërore.
Mehmetaj më tej thekson se çdo ditë po bëhen publike prova që vërtetojnë blerjen e votave për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, prandaj dhe ajo ngre pyetjen “Çfarë duhet akoma për të kuptuar që zgjedhje nuk ka patur?!”
Postimi i Mehmetajt:
Fiks një javë pas zgjedhjeve “Komiteti Rama” ka marrë vendim që emigrantët e ardhur nga Greqia dhe vendet e tjera fqinje nuk kanë nevojë të karantinohen pasi të hyjnë në Shqipëri. Çfarë ndryshoi me virusin për një javë, përveçse mbaruan zgjedhjet?
Sot KLSH dërgon në “Parlamentin Rama” një raport që flet për 711.8 mln euro dëm që institucionet shtetërore i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit vetëm në 2020. Shkelje, abuzime dhe vendime të parregullta. Ku shkuan këto para dhe a do mbajë kush përgjegjësi ligjore?
Prej disa ditësh janë bërë publike faktet se si me paratë e taksapaguesve shqiptarë, paguhen shqiptarë të tjerë në shkëmbim të votës, me pretekstin e tërmetit, kundër çdo ligji e rregulli.
Prej ditësh bëhen publike fakte të blerjes së votës ose të përdorimit të institucioneve shtetërore në shkëmbim të votës.
5% e votave kanë dalë të pavlefshme dhe ka mjaftueshëm pamje filmike që tregojnë se si numëruesit e Ramës prishin fletët e votimit, apo sesi llogarisin fletë të pavlefshme si të vlefshme për PS.
Çfarë duhet akoma për të kuptuar që zgjedhje nuk ka patur?
(E.H/Faxweb.al)