Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Nga data 10, deri ditën e zgjedhjeve asnjë polic në rrugë”, Murrizi në Kuvend: Pas fitores dolën aksion, fshihen nëpër ferra, propozoj që gjobat e marra gjatë pandemisë të falen

Në seancën plenare të ditës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë, ka mbajtur fjalën e tij lidhur me ndryshimet në kodin rrugor edhe deputeti Myslym Murrizi.

Murrizi tha se gjatë datave të caktuara deri në ditën e zgjedhjeve nuk kishte pasur kontrolle në rrugë nga policia dhe as gjoba. Ndërsa ky aksion policor sipas tij, filloi vetëm pasi u shpall fitorja e PS.

Më tej ai bëri propozimin që gjobat e vendosura gjatë pandemisë, dhe lejet e drejtimit që ishin sekuestruar të ktheheshin.

“Nga data 10 prill deri në ditën e zgjedhjeve, asnjë polic në rrugë, pastaj pas 3 a 4 ditëve kur filloi të dilte në pah, rezultati i fitores, aksion i madh i policisë, që fshiheshin nëpër ferra.

Ftoj gjithë mazhorancën që të marrë një nismë për faljen e të gjitha gjobave të vëna gjatë pandemisë, si edhe të kthejnë patentat për njerëzit të cilët për shkaqe shëndetësore mund të kenë shkelur kufizimin e orarit duke mos marrë leje.

Shpreh votën time pro ndryshimeve të këtij kodi rrugor dhe pres nga mazhoranca që të miratojë një amendament për faljen e të gjitha shkeljeve rrugore të bëra gjatë kësaj kohe të pandemisë”- u shpreh Murrizi.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.