Është mbajtur gjatë mbrëmjes së djeshme në Prishtinë dasma e dy këngëtarëve, Elita dhe Gjiko.
Edhe pse çifti kërkoi që në dasmë të kishte sa më pak njerëz të medias, duket se nuk kanë vonuar as disa minuta që fotot dhe videot e tyre të bëheshin virale, pikërisht në sajë të postimeve të miqve të tyre. Elita ka shkëlqyer me fustanin e saj të bardhë, ndërsa për Gjikon kostumi duket tejet serioz.
Ata janë parë dy kërcyer të gjitha rrymat, nga Bugati, kënga më e fundit e Gjikos, dhe deri te vallet me motive popullore shqiptare. Atmosfera duket tejet festive dhe çifti nuk është ulur për asnjë sekondë, duke e bërë edhe më magjike këtë mbrëmje.