AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe GjithaVeç e Shuplakës

Nga binjakëzimi me Lazion, te shëndetësia falas. Si u ”tretën” premtimet e Rilindjes në Peqin(Video)

Një shkrim i rrjetit investigativ BIRN, ka paraqitur përpara syve të shqiptarëve, gjendjen aktuale të spitalit në Peqin.

Pa arritur kohën magjike të ‘Rilindjes’, ky spital i ngjan një karantine me dyer dhe mungesa të theksuara në kushte dhe infrastrukturë.

“Shëndetësia falas” ende nuk ka prekur Peqinin, zonën ku socialistët kanë fituar disa mandate njëri pas tjetrit.

Faxweb.al risjell në vëmendjen e lexuesve, disa nga premtimet emblemë të ekipit të Rilindjes në dy fushatat elektorale 2013 dhe 2017.

Për të kuptuar më mirë të tashmen, duhet të rikthehemi pas në kohë, kur Edi Rama i shoqëruar nga Alfred Peza dhe Bashkim Fino, në një nga sallat e kinoteatrit të qytetit, premtuan për peqinasit ‘arritjet’ thelbësore që socialistët do realizonin sapo të merrnin pushtetin.

Opozitari Rama, do mjaftohej me një të qeshur të fshehur gjatë kohës kur Alfred Peza premtonte binjakëzim me ekipin e Lazios.

Premtimet e socialistëve në 2013:

“8 vite më parë dikush premtoi që Peqini të shkonte në kupat e Europës. Por sot, Peqini, fatkeqësisht është duke rënë nga kategoria. Premtimi dhe programi përfshin 5 pika:

Stadium me ndiçim për Peqinin.

Ndërtimi i akademisë së futbollit Peqini.

 Televizioni Shkumbini Channel sipas modeleve më të mira Milan Channel, Inter Channel e kështu me radhë”

Ambiente të rikonstruktuara dhe fushë me ndriçim natën për stërvitje

Binjakëzim me ekipin e Lazios.”tha Peza, kandidati i socialiste në 2013.

Menjëherë pas tij, fjalën e mori Rama, ku mes notave të humorit premtoi Rilindjen e Peqinit.

4 vite kaluan shpejt, dhe pavarësisht se në Peqin nuk ka as stadium e as televizion të ngjashëm me Milani Channel, Rama shkoi në fushatë në Peqin.

Në fushatën e numrit 2, kryesocialisti kërkonte nga peqinasit, se kur prishet rubineti i ujit, kë thërrasin ata, hidraulikun socialist, apo marangozin demokrat…

Rama në kërkim të timonit, nuk premtoi në Peqin një spital të ri, apo një stadium të ri. Qartë dhe pastër, kryeministri foli për Saliun, timonin dhe çmontimin e tepsisë.

Faxweb.al sjell pjesë nga fjalimi i Ramës në fushatën e 2017-ës:

 “Ka sot cuna 25-30 që rrinë nëpër bingo që i kanë besu fatin Ronaldos, që i ka lënë Sala çyryk me diplomat e juridikut nga Meti i Kristalit… o burra të gjithë juristë! 3 Mijë njerëz gjetëm ne në arsimin profesional, e cfarë arsimi, shkolla e elektrikut nuk kishte asnjë poç! Unë dua ti them këtë gjë demokratëve, nëse ju spanohet rubineti i ujit, kemi në lagje një hidraulik socialist dhe një marangoz demokrat… ju kë merrni? mNëse do me ik në Tironë, ai është socialist, me kë ikni, me të apo merrni karrocën e Dylit të Saliut? Qeveria zgjidhet për punë, jo për tifozllik! Dhe në fund fare mos kini merak, thuajani demokratëve, se Luli nuk ngelet, as Saliu… ikën të gjithë të Saliut dhe ngeli vetëm. E mori Luli e zhveshi nga të gjithë çupat e kupat dhe e la saliun aty vetëm si fanti spathi”-tha Rama.

Pamjet e mëposhtme të spitalit të Peqinit tregojnë sesi qyteti me 38 mijë banorë (Sipas regjistrit civil), nuk ka ende një spital të denjë, për kryerjen e ekzaminimeve bazë.

Propaganda e dy fushatave e ka lenë këtë qytet në të njëjtën gjendje, duke ndryshuar fabulën nga ekipi i Lazios dhe Stadiumi me drita tek ‘Saliu’ apo tek ‘fanti spathi’.

(F.G/Faxweb.al)

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *