PSG fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Reimsit dhe kaloi në finalen e Kupës së Ligës në Francës, në një ndeshje që më shumë është parë si argëtim për vendasit.
Në këtë sfidë, braziliani Neymar tregoi edhe një herën klasin e tij, ndërsa pasimi që po bënë xhiron në rrjetet sociale është ai kur ylli i PSG e pason topin me të ndenjura, duke bërë që i gjithë publiku në stadium të ngrihet në këmbë.
Por gjithashtu një tjetër rast komik gjen si protagonist Mbappen.
Në versionin e përditësuar 2.0 të Maradonës, ka dërguar topin në rrjetë me dorë, megjithëse ishte shumë larg “dorës së Zotit”.
Spektakël, gola dhe pak turpërim ndaj kundërshtarit, padyshim që tifozët e Reims nuk janë larguar të kënaqur nga stadiumi.
In Neymar’s world, there is no pass without ass. pic.twitter.com/X7Ybf36tvN
— Owuraku Ampofo (@_owurakuampofo) January 22, 2020