Neymar i është rikthyer sërish përplasjeve me Barcelonën duke hapur një tjetër çështje gjyqësore. Gazeta El Mundo shkruan se braziliani ka vendosur të padisë sërish ish-klubin e tij për pagesat e pashlyera në momentin që u largua drejt PSG-së.
Ylli i sulmit akuzon ish-klubin e tij se i detyrohet 3.5 milion euro. Braziliani e mbështet një shifër të tillë në bazë të rinovimit të kontratës, por dhe bonuseve të parashikuara. Barcelona pretendon se nuk duhej ta paguante futbollistin, pasi ky i fundit shkoi te PSG.
Palët nuk kanë gjetur një marrëveshje të mesme dhe kjo ka detyruar brazilianin t’i rikthehet gjyqeve. Barcelona nuk bëri maksimumin për ta rrëmbyer në verë, prandaj Neymar mbeti i zhgënjyer. Një situatë e tillë me gjyqe duket se minon përfundimisht tratativat e klubit spanjoll për ta afruar në skuadër, pasi braziliani po hakmerret ndaj klubit.