Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashSportTe FunditTe Gjitha

“Neymar mund ta arrijë nivelin e Ronaldos me një… kokë tjetër”

Jorge Jesús, trajneri aktual i Flamengo, dha një intervistë për “Globo Esporte”, në të cilën foli për lojtarët më të mirë në botë sot. Trajneri portugez zgjodhi bashkatdhetarin e tij, Cristiano Ronaldo, mbi Leo Messi: “Për mua, Cristiano Ronaldo është më i miri.

Nuk kam dyshime. Ai nuk shënon 10 apo 20 gola, por 30, 40, ose 50 gola dhe nuk ka nevojë për vlerësime artistike sa Messi”. Jorge Jesús e vendosi të dytin në listë, si më të mirin në botë, Leo Messin: “Të gjithë do të duhet ta shikojnë Ronaldon, jo për cilësinë, por për atë që është si profesionist, si arriti deri atje. Ky duhet të jetë një mësim për të gjithë fëmijët që duan të luajnë futboll. Duke gjykuar kështu, unë e çmoj Messin pas Ronaldos”.

I pyetur për më të mirët në histori, Jorge Jezus u shfajësua, që nuk ka përkuar në kohë me disa nga më të mëdhenjtë: “Asnjëherë nuk kam parë Pele, Puskas, Garrincha duke luajtur… Kam parë në vitet e fundit Maradonën, Messin dhe Ronaldon (brazilianin). Ata kanë stile të ndryshme. Më i miri nga të gjithë? Unë nuk e di. Idhulli im ishte Cruyff; Maradona dhe Messi janë super. Edhe Ronaldinho me Neymar mund ta arrinin atë nivel më të lartë, nëse do të stërviteshin si Cristiano Ronaldo”.

Trajneri portugez ishte i qartë në këtë drejtim. Mendja e Neymar është ajo, që e pengon atë të jetë ndër më të mëdhenjtë e futbollit: “Ose të ndryshojë mendjen, ose nuk do të përfshihet ndër më të mëdhenjtë. Joshja për të pasur gjëra të tjera nga futbolli më duket më e fortë tek ai, prandaj, me këtë qasje, kurrë nuk do të jetë mes më të mirëve. Shihni pasionin e Ronaldos për futbollin, që aty nis ndryshimi”.

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *