Donald Trump ka dekoruar me medaljen e mirënjohjes këngëtaren e njohur shqiptare, Nexhmije Pagarusha, e cila jeton e punon në Prishtinë.
Ceremonia e dorëzimit të medaljes së Presidentit amerikan u bë dje në Tiranë nga një aktivitet ku përveç Pagarushës, merrte pjesë edhe Presidenti Ilir Meta dhe diplomatë të ambasadës së SHBA-së.
E ngulitur në mendjen e spektatorëve për këngën e famshme “Zambaku i Prizrenit”, Nexhmije Pagarusha mbledh sot në Tiranë në ditën e 85-vjetorit të saj, figura të rëndësishme dhe intelektualë.
Ndërkohë sot Pagarusha është pritur sot dhe nga Presidenti i vendit Ilir Meta.
Meta shkruan sot: Pata sot privilegjin e veçantë t’i uroj ditëlindjen e jetë sa më të gjatë Mbretëreshës së këngës shqiptare. Admirim e mirënjohje të thellë, për të gjitha emocionet dhe krenarinë që zëri i saj i ka dhuruar kombit në dekada. Gëzuar ditëlindjen, e papërsëritshmja, artistja jonë e madhe, Nexhmije Pagarusha!
(E.K/FAXWEB.AL)