Vajza e kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut ,Bill de Blasio u arrestua gjatë një protestë në Manhattan të Shtunën natën, thanë burimet e zbatimit të ligjit për The Post.
Chiara de Blasio, 25 vjeç, u mor në paraburgim rreth orës 10:30 pasdite, pas protestave që kanë shpërthyer në New York. Vajza përfundoi në pranga pasi policia shpalli të paligjshëm një grumbullim midis Rrugës 12 dhe Broadway, ku kishin shpërthyer trazirat dhe makinat e forcave të sigurisë u dogjën.
Ajo dyshohet se kishte bllokuar trafikun në Broadway dhe ishte arrestuar pasi nuk pranoi të lëvizte.
“Kjo ishte një pikë e nxehtë e vërtetë, makinat e policisë po digjen atje, njerëzit hidheshin dhe bërtisnin, duke luftuar me policët. Kishte mijëra njerëz në atë zonë në atë kohë, “-tha burimi.
Chiara dha një vendbanim në East End Avenue si adresa e saj – e njohur ndryshe si Gracie Mansion, shtëpia e kryebashkiakut, por ajo nuk u tha policëve se ishte vajza e kryetarit.