Në përfundim të seancës së parë në Gjykatë për Navaldo Hajdaraj, efektivin që i vrau të birin, babai i Klodian Rashës deklaroi se ka kërkuar që ditën e parë drejtësi dhe vetëm drejtësi dhe sot erdhi në gjykatë për të dëgjuar se çfarë do të thotë drejtësia.
“Plaga ime është dhe e juaja, kam kërkuar që ditën e parë drejtësi dhe vetëm drejtësi. Sot erdha të shikoj dhe të dëgjoj ballë përballë çfarë do të thotë drejtësia. Mendoj se asnjë zemër nëne të mos plagoset dhe asnjë zemër djali ose vajze të vritet në mënyrë makabre siç u vra djali im”, tha Rasha.