Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaPolitikëTe FunditTe Gjitha

Nësër sërish takim mes LDK-VV, Vjosa Osmani: Do të marrin pjesë edhe diplomatët e huaj

Në takimin e nesërm mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e QUNTI-it dhe të Bashkimit Evropian.

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka treguar për se në çfarë formati do të mbahet nesër takimi.

Negociatat vazhdojnë edhe nesër, në praninë e përfaqësuesve e QUINT-it dhe BE-së, e Osmani tregon se ky takim do të jetë ‘informativ’.

Sipas saj, në takimin e nesërm nuk pritet të ndërmjetësojnë vendet e QUINT-it për arritjen e marrëveshjes.

“Takim informativ, ashtu ka qenë ideja kur e diskutuam”, ka thënë Osmani.

Ajo ka treguar se ka qenë kërkesë e përbashkët e LDK-së dhe e Lëvizjes Vetëvendosje për të zhvilluar takim në praninë e ambasadorëve të QUINT-it.

Takimi që zgjati më shumë se dy orë sot në Kuvendin e Kosovës nuk rezultoi me marrëveshje për formimin e Qeverisë mes LDK-së e VV-së.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *