Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashTe FunditTe GjithaTeknologji & Kuriozitete

Nëse kërcisni shpesh gishtat do ju dridhen duart kur të plakeni? Ja çfarë thotë studimi për këtë ”huq të keq”

Ka dy lloje njerëzish: ata që s’jetojnë dot pa kërcitur gishtat dhe grupi tjetër që nuk e duron dot këtë zakon tek lloji i parë. Për shumë, kërcitja e gishtave është ves i besdisshëm dhe madje për një kohë të gjatë është menduar si i dëmshëm edhe për duart.

Sa herë ju kanë thënë se kërcitja e gishtave në moshë të re lidhej me dridhjen e duarve në moshën e pleqërisë? Studimet, kanë treguar se në fakt është krejt e kundërta. Pasi janë vëzhguar personat që i kërcisnin dhe ata që nuk i kërcisnin, ka rezultuar se grupi i parë në fakt nuk kishte aspak probleme me duart. Madje ata që i kërcisnin gishtat, kishin një lëvizshmëri më të mirë se ata që nuk e bënin këtë.

Nyjet, si ato që lidhin gishtat me pjesën tjetër të pëllëmbës, kanë disa hapsira të mbushura me një lëng që quhet lëngu sinovial, i cili kryen funksionin e grasos, që lejon lëvizjen e kockave dhe pengon fërkimin e tyre me njëra tjetrën.

Kur ju kërcisni gishtat ose nyje të tjera, ju zgjeroni hapsirën midis kockave. Ky zgjerim hapsire, krijon një tension negativ që e tërheq lëngun sinovial që ndodhet në nyje, në këtë hapësirë të re të krijuar. Futja e menjëhershme e lëngut në këtë hapsirë është kërcitja që ju dëgjoni.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *