Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaPolitikëRajoniTe FunditTe Gjitha

“Nëse jo, thjeshtë faleminderit”/ Vuçiç hedh ‘topin’ në fushën e Kosovës, tregon rrugën e dialogut

Aleksander Vuçiç, ka prezantuar sot projektin e tij për pesë vitet e ardhshme duke treguar se do të ndajë për të ashtuquajturën “Zyra për Kosovën’ një shumë shtesë prej 150 milionë eurove, raporton tanjug.

Ai ka thënë se këto fonde u dedikohen projekteve infrastrukturore. “Ne do të punojmë kudo që të mundemi. Jo vetëm në veri, por edhe në jug të Ibrit. Graçanicë, Ranilug, Kllokot, në gjithë Kosovën ku jetojnë serbët”, tha Vuçiç.

Sa i përket dialogut, Presidenti ka theksuar se  Serbia do të vazhdojë të bëjë punën e saj dhe se është e gatshme të rikthehet në dialog kur Prishtina zyrtare të heq taksën 100 % ndaj mallrave me origjinë nga Serbia.

 “Le t’i heqin tarifat dhe ne do të bisedojmë. Nëse nuk dëshirojnë. Nuk është asgjë. Faliminderit”, ka thënë Vuçiç.

Ai argumentoi se shteti serb edhe përkundër taksës që ka vendosur qeveria e Kosovës, ka performuar mirë dhe ka arsye për t’u gëzuar.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close