Sa herë të ka ndodhur mëngjeseve para pasqyrës ta shohësh veten në krizë? Flokët sërish të parregullt? Nëse puna e parë që bën në këto raste është piastra e nxehtë, kujdes! Duhet të mendohesh dy herë!
Ka shumë arsye për këtë. E vërteta është që piastra e nxehtë është e dëmshme për flokët. Por sidomos nëse atë e përdor në flokë ende të lagur.
“Përdorimi i një piastre të nxehtë në flokë të lagur është mjaft i dëmshëm”,– thotë Nicole Heney, makeup artist-e. “Nëse përdor shpesh piastrën e nxehtë në flokë të lagur, lagështira e flokëve do të largohet menjëherë duke i djegur fijet. Piastra është e dëmshme për flokët dhe kjo dihet, por në flokë të lagur është edhe më keq. Ajo që duhet të bësh është një produkt mbrojtës i nxehtësisë mbi flokë ose t’i lësh flokët të thahen plotësisht nga lagështira.”
Sarah Mohamed, makeup & hair artist-e për flokët e nuseve, po ashtu këshillon: “Mendo për një moment sikur të largoje ujin nga gjithҫka. E njëjta gjë është edhe për flokët. Dëmi që u shkaktohet atyre nga piastra është tharja e menjëhershme. Nëse për një kohë të gjatë do të vazhdosh kështu, dëmi do të jetë i dukshëm dhe flokët pa jetë.”
Këshillohet:
– Përdor më shumë shampo për flokët e thatë dhe produkte kozmetike pa alkool, në mënyrë që të mos dëmtosh flokët.
– Sa herë të kesh nevojë për t’i drejtuar flokët me piaster, sigurohu që të jenë plotësisht të thatë.
– Para se të përdorësh pistrën, përdor një produkt mbrojtjës kundër dëmtimit të diegies.
– Mbaje temperaturën e tharjes së tij nën kontroll. Nëse të dhemb skalpi, atëherë temperatura e piastrës është e lartë.
– Përdor nxehtësinë mesatare dhe përpiqu të përdorësh më tepër ajrin sesa ngrohtësinë për të eliminuar lagështinë.
– Mos i tërhiq shumë flokët gjatë kohës që përdor piastrën, sepse është e dëmshme. Kombinimi i nxehtësisë me tërheqjen e bën flokun më të dobët.
– Përdore sa më rrallë të mundesh dhe përpiqu të mos e përdorësh menjëherë pas dushit.