Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

“Nëse do të ishim qenë në Shqipëri, do të të kisha rrahur pa ardhur policia”, gruaja tmerrohet nga ish i dashuri shqiptar

Një shqiptar 31-vjeçar është arrestuar në Itali pasi tentoi të hynte me dhunë në një banesë private për të rrahur ish partneren. Ngjarja ndodhi në zonën e Begatos, në Itali.

Gruaja, e cila ishte e tronditur dhe tepër e frikësuar u shqetësua nga sjellja e shqiptarit dhe njoftoi mejnëherë policinë. Të dy kishin disa kohë të ndarë, por ai nuk ndalte përndjekjet dhe u përpoq të hynte në shtëpi duke goditur derën me shkelma e grushta.

Efektivët e policisë, të cilët arritën në vend, hynë në ndërtesë dhe nga shkalla e dëgjuan burrin që i bërtiste gruas duke i thënë: “Nëse do të kishim qenë në Shqipëri, do të të kisha rrahur pa arritur policia.”

Gruaja më pas rrëfeu disa raste kërcënimesh dhe dhune nga partneri i saj, me të cilin përjetoi një romancë dashurie. Pavarësisht gjithçkaje, nuk bëri denoncim me shpresën se situata do të përmirësohej.

Sidoqoftë, pas grindjes së djeshme, gruaja më në fund vendosi të paraqesë një padi. (A.M/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *