Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Daci dhe vetingu është frika e të huajve që mund të “vrásë” reformën”, gazetari për reagimin e ONM: Ka dështuar, si e nxori kokën sot

Gazetari Neritan Sejamini ka komentuar reagimin e ONM në lidhje me shkarkimin e anëtarit të KPL, Luan Daci duke e konsideruar si përgjegjësi të saj që ka dështuar në verifikimin/vetingun e tij dhe e ka kualifikuar për gjyqtar vetingu pa plotësuar kushtet

Sejamini shkruan se ONM sapo ka deklaruar se të gjitha vendimet ku ka qenë i përfshirë daci janë në rregull dhe nuk duhet të preken pasi janë marrë nga një trup gjykues dhe jo një gjyqtar i vetëm.

“Kam disa dite qe them se Daci dhe vetingu eshte frika e te huajve qe mund te “vrase” reformen, nderkohe qe komentohen ne ajer teori pa asnje baze”, shkruan Sejamini.

Reagimi i plotë: Ja pra ku e nxori koken edhe ONM: ne vend qe te mbaje pergjegjesi qe ka deshtuar sepse eshte institucioni qe ka bere verifikimin/vetingun e Dacit dhe e ka kualifikuar per gjyqtar vetingu pa plotesuar kushtet, ONM-ja sapo ka deklaruar se te gjthta vendimet ku ka qene Daci jane OK dhe nuk duhet te preken se jane vendime me trup gjykues dhe jo nga nje gjyqtar i vetem.

Asnje shfajesim, asnje keqardhje, asnje ndjenje perunjesie para shqiptareve per gabimet qe kane bere—thjesht arrogance! Fatkeqesisht per ONM-ne, kete gje do ta vendose Strasburgu, dhe jo kjo trupe arrogante dhe e paafte!

P.S. Kam disa dite qe them se Daci dhe vetingu eshte frika e te huajve qe mund te “vráse” reformen, nderkohe qe komentohen ne ajer teori pa asnje baze.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *