Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Dilni me zë e figurë nëse jeni pro prishjes së Teatrit Kombëtar” aktori iu drejtohet kolegëve publikisht

Aktori i njohur shqiptar, Neritan Liçaj, është në një lidhje direkte me emisionin “Zonë e Lirë”. Aktori ka folur mbi vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës për të shembur godinën e Teatrit Kombëtar. Neritani ka bërë një apel drejtuar kolegëve, ku i ka kërkuar atyre që janë pro shembjes së godinës të Teatrit Kombëtar, ta bëjnë të ditur këtë me zë dhe figurë.

“Nga sheshi i Teatrit u bëra thirrje kolegëve të dilnin me zë dhe figurë shprehuni që jeni për prishjen. Kaq më detyroheni mua se ti e di si falsifikojnë këta. Doli Alex Sitaj dhe u bëri një thirrje kolegëve që nuk kishte firmosur asgjë për prishjen e Teatrit Kombëtar. Disa orë më vonë, ai ndërroi mendje, e kanë kërcënuar ndoshta. Ne i kemi ruajtur të dyja ato gjëra… Dua t’i them edhe njëherë kolegëve të dalin dhe të shprehen me zë dhe figurë. Të paktën, nëse kanë një fije respekti profesional minimumi, ose dhe njerëzor, të dalin me zë e figurë dhe të më thonë se janë për prishjen e Teatrit Kombëtar”, ka thënë Neritani.

“Këshilli Bashkiak e ka votuar online. Gjërat janë online, firmat merren online. Faktori ndërkombëtar është i gjithi me ne. Ka pasur një takim të ambasadores amerikane me kryeministrin, kam një përshtypje që ka qenë për punën e Teatrit Kombëtar”, u shpreh aktori. “Nuk e shemb, çfarë do thotë Rama që ne në këtë betejë të vërtetë e kemi rrëzuar Ramën? E kemi rrëzuar atë. Ai nuk e pranon kurrë humbjen, nuk e pranon dot që në 22 vjet çfarë nuk bëri për ta prishur Teatrin dhe Teatri e rrëzoi. Rama luan me dy porta, ja ngec kryetarit të pavotuar dhe të pamandatuar”, ka shtuar aktori.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *