Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

Nënshkruhet marrëveshja për linjën ajrore Beograd-Prishtinë/ Ambasadori amerikan zbulon rolin e Trump

Ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell, i cili është edhe i ngarkuari i posaçëm i presidentit Trump për çuarjen përpara të një marrëveshje të shpejtë mes Serbisë dhe Kosovës, ka konfirmuar se është nënshkruar marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për krijimin e linjës ajrore ndërmjet këtyre vendeve.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Grenell ka përshëndetur përfaqësuesit e dy vendeve duke zbuluar se ka qenë vetë presidenti Trump, i cili ka udhëhequr arritjen e kësaj fitoreje historike në afrimin e dy vendeve.

‘Presidenti Donald Trump edhe një herë na ka udhëhequr në një fitore historike. Kosova dhe Serbia sot kanë nënshkruar marrëveshjen për krijimin e linjës së parë ajrore ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit pas 21 viteve. Faleminderit Lufthansa, NATO, Robert O’Brien dhe udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë’, shkruan Grenell.

Ndërkaq kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj e ka cilësuar si gjigant  nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për rifillimin e fluturimeve komerciale.

 “Nisma për të hapur rrugën e tretë ajrore civile të Kosovës për fluturime komeraciale në Serbi, pas Shqipërisë dhe Maqedonisë është një hap gjigant për avancimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe konsolidimin e sovranitetit të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Tëwtter.

Po ashtu i deleguari i Trump ka falenderuar presidentin e Kosovës Hashim Thaçin për angazhimin e palëkundur që marrëveshja për rifillimin e fluturimeve komerciale në mes të Prishtinës dhe Beogradit të bëhet realitet,

“Faleminderit për angazhimin tuaj të palëkundur për ta bërë këtë të mundur”, ka shkruar Richard Grenell në Tëitter.

Pas falenderimit të Thaçit nga i deleguari amerikane, në rrjetet sociale, serbët nuk kanë hezituar që ta ‘sulmojnë’ virtualisht këtë të fundit.

“Ky person është një terrorist i njohur”, shkruan një person.

Dikush tjetër, ka kërkuar nga Grenell që ta bind Thaçin që të vizitojë Beogradin, duke ju refuar si gjarpër.

“Ambasadori Grenell, përpiquni ta bindni Thaçin aka gjarprin që të vijë në Beograd”, thotë ky person.

Këto paknaqsi të serbëve vijnë pas marrëveshjes për hapjen e linjës ajrore Prishtinë – Beograd që nuk ka funksionuar që nga viti 1999.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *