Pas një nisme për të siguruar kanabis medicinal nga nënat e fëmijëve epileptikë, tre prodhues privatë kanë rënë dakord për të dhuruar sasi në ndihmë të këtyre fëmijëve. Kostoja por të siguruar medikamentin është 780 paund në muaj, kosto e cila për shumë familje është goxha e lartë.
Familjet nuk kanë asnjë dyshim për ndikimin pozitiv që kanabisi medicinal ka pasur në gjendjen e fëmijëve të tyre, por e kuptojnë se shërbimi shëndetësor duhet të marrë çdo masë paraprake për të përshpejtuar procesin e legalizimit të licencave të dhuruesve.
Derisa sistemi të bëhet më i efektshëm, nisma nga sektori privat për të dhuruar produkte kanabisi është mirëpritur masivisht, veçanërisht pasi kriza ekonomike vazhdon të “godasë” shumë familje në Mbretërinë e Bashkuar.