Presidenti i vendit Ilir Meta ka uruar të moshuarut nga “Shtëpia e të Moshuarve” në Kavajë Vitin e Ri 2019.
Meta po ashtu u ka bërë thirrje të rinjëve që të mos largohen nga Atdheu dhe nga familja, pasi Shqipëria është një vend plot diell dhe që mund tu ofrojë mundësi të mëdha të gjithëve.
“Nga “Shtëpia e të Moshuarve” në Kavajë u urova sot të gjithë prindërve tanë të dashur: Gëzuar Vitin e Ri 2020! Shëndet e mbarësi!
Shoqëria jonë duhet të funksionojë si një familje e madhe dhe e përgjegjshme, që përkujdeset me shumë dashuri dhe dhembshuri për çdo anëtar të saj, që askush të mos ndihet i vetmuar.
Për më tepër nënat dhe baballarët tanë nuk duhet të ndihen kurrë të braktisur.
Të luftojmë plagët sociale që e detyrojnë rininë të largohet nga Atdheu dhe nga familja, sepse Shqipëria është një vend plot diell që mund t’u ofrojë mundësi dhe shanse të gjithëve.”– shkruan Meta.
(M.Q/Faxweb.al)