AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Nëna përballet me vrasësin e të bijës: Lotët nuk do të mbarojnë kurrë

Një grua britanike është përballur në gjykatë me vrasësin e vajzës së saj. Ajo i tha atij se mendon gjithmonë për “terrorin dhe dhimbjen që vajza e saj ka përjetuar në duart e tij”.

Grace Millane humbi jetën në Dhjetor të 2018-s në Zelandën e Re. Në lidhje me ngjarjen është dënuar me burgim të përjetshëm një 28-vjeçar.

E ëma e Grace, Gillian Millane, foli në gjykatë përmes ekranit pasi ndodhet në Britani. Përmes një fjalimi prekës, ajo u shpreh se kishte dashur të vetëvritej për shkak të dhimbjes që 28-vjeçari i ka shkaktuar.

“Grace nuk ishte vetëm vajza ime. Ajo ishte shoqja ime. Shoqe e ngushtë. Më është thyer zemra se më more të ardhmen e vajzës dhe na vodhe aq shumë kujtime që do t’i krijonim së bashku. Lotët që rrjedhin nuk do të mbarojnë kurrë kur mendoj që nuk pata mundësi t’i jepja Grace puthjen e lamtumirë”, tha ajo.

Mediat shkruajnë se gjatë momentit që fliste nëna e viktimës, vrasësi mbante duart në kokë dhe dëgjonte për impaktin e “veprimeve të tij barbare”.

Grace Millane vdiq në moshën 21-vjeçare. Ajo sapo kishte nisur të udhëtonte nëpër botë pas diplomimit, kur u vra. E reja doli në një takim me 28-vjeçarin më 1 Dhjetor të 2018-s ndërkohë që ishte në Zelandën e Re. Trupi i pajetë i saj u gjet i varrosur në një pyll në Auckland.

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *