Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

Nëna godet me thikë mësuesen në shkollë, 49-vjeçarja rëndë në spital

Një nënë dyshohet se ka plagosur një mësuese në shkollën ‘7 marsi’ në Prishtinë. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 10 në mëngjes në objektin e shkollës.

Rastin e kanë konfirmuar edhe në Policinë e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti i ka thënë Gazetës Express se një 49-vjeçare, me iniciale A.P, ka marrë plagë nga arma e ftohtë, thikë, dhe e njëjta është dërguar në QKUK.

“Lidhur me rastin, policia ka arrestuar personin e dyshuar, me iniciale, B.D, femër, 38-vjeçare, si dhe policia ka konfiskuar mjetin të cilin dyshohet të jetë përdorur në këtë rast”, ka thënë Ahmeti.

Rastin e ka konfirmuar edhe Drejtoresha e Shkollës “7 Marsi”, Shpresa Gashi.

“Një incident ka ndodhë sot në shkollën tonë, por që në momentin kur të përfundojnë hetimet do të mund të merrni detaje të tjera”, ka thënë Gashi.

Doktoresha që po e trajton mësuesen e therur në shkollën “7 Marsi” në lagjen Emshir në Prishtinë, ka thënë se gjendja e mësueses është stabile.

Doktoresha ka thënë se mësuesja Vlora Peci është therur 3 herë me thikë në abdomen.

“Ka 3 therje me thikë në abdomen. Për momentin gjendja e pacientes është stabile. Janë marrë të gjitha ekzaminimet e mundshme, terapia i është dhënë dhe tani pranohet në Kirurgjinë Abdominale”, ka thënë ajo.

Ndryshe, sipas statistikave të Policisë së Kosovës vetëm në dy vitet e fundit kanë ndodhur mbi 1 mijë incidente nëpër shkollat e vendit ose përreth tyre.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *