Aleks Broka ishte shqiptari i cili humbi jetën tragjikisht një ditë më parë në Greqi ku punonte si elektriçist.
Atë e zuri korenti së bashku me 3 kolegët e tij teksa punonin në një shtyllë, duke u goditur nga një rrymë e tensionit të lartë prej 20 mijë volt.
Ditën e sotme ka pasur një reagim nga vajza e shqiptarit në mediat greke. Ajo ka kërkuar një hetim të hiollësishëm sepse kështu papritur nuk kishte si të ndodhte, duke qenë se babai i saj kishte eksperiencë në këtë fushë.
Ndër të tjera, 20 vjeçarja ka folur mes lotësh për gjyshen e saj që e pret trupin e të birit në Shqipëri. Ndërkohë ajo ka treguar edhe që babai i saj priste të diplomohej këtë vit.
“Ne po jetojmë në një çmenduri absolute. Po përpiqemi të shohim se çfarë do të bëjmë për kthimin e tij në Shqipëri. Babai im e bëri këtë punë për shumë vite. Në fakt këtë vit ai do të mbaronte shkollën e elektriçistit. Do të merrte diplomën dhe do të ndalonte së ngjituri shtyllave. Për fat të keq të tjerët bënë gabimin i cili mori dhe babanë tonë”, është shprehur 20 vjeçarja.
20-vjeçarja dëshiron që autoritetet të hulumtojnë plotësisht hipotezën dhe të hedhin përgjegjësitë e tyre kur është e përshtatshme.
“Unë shpresoj që autoritetet përgjegjëse për hetimin të kërkojnë hollësisht çështjen, sepse kështu papritur asgjë nuk ndodhi. Babai im nuk ishte hera e parë që punonte. Merret me kolona për të paktën 15 vjet. Ai e dinte mirë punën. Në këtë firmë ai punoi për shumë vite dhe në fakt ai ishte i vetmi që ngjiti kolonat sepse e dinte punën më mirë se kushdo. Ata i besuan atij dhe nuk e ndryshuan me asgjë “.- u shpreh ajo.
Funerali i 45-vjeçarit Aleks Broka do të zhvillohet nëse gjithçka shkon siç është planifikuar nga familja nesër në Shqipëri.
“Ne jemi duke u përpjekur për të koordinuar funeralin e tij, i cili ndoshta do të zhvillohet nesër në Shqipëri. Nëna e tij po e pret, ajo nuk mund ta besojë atë që ka ndodhur. Ne jemi tre fëmijë unë isha gëzimi i tij i parë. Ne përpiqemi të mbështesim njëri-tjetrin, por është e vështirë për të gjithë ne.”– përfundoi Kerta.
(E.H/Faxweb.al)