Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

“Ajo vdiq në gjumë siç e dëshironte”, ndërron jetë nëna e aktorit të njohur të Hollivudit

Mamaja e Sylvester Stallone, Jackie ka ndërruar jetë në moshën 98-vjeçare, konfirmon djali i saj i vogël Frank.

Me anë të një postimi të bërë në rrjetin social Instagram, Frank tha se nëna e tyre u shua mbrëmjen e kaluar teksa ishte në gjumë, ashtu siç ajo dëshironte të ikte.

“Këtë mëngjes unë dhe vëllezrit e mi humbëm nënën tonë Jackie Stallone. Ajo ishte nëna e 4 fëmijëve, Tommy, Sylvester, Franke dhe motrës sonë të ndjerë Toni Ann. Ajo ishte energjike, e donte shumë jetën dhe stërvitej çdo ditë. Ishte një grua e mrekullueshme. Ajo vdiq në gjumë, siç e dëshironte.” -shkroi aktori 70-vjeçar në një postim në rrjetet sociale.

Jackie kishte edhe një vajzë, aktoren e ndjerë Toni D’Alto, me ish-bashkëshortin Anthony Filiti. Kjo e fundit u raportua se vdiq në vitin 2012 nga kanceri në moshën 48 vjeçare. Shkaku i vdekjes së saj akoma nuk është zbuluar.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *