AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Nën hetim kompania avokatore ku jepte konsulencë prokurori Ndoja”, gazetar zbulon detaje nga Durrësi

Tentativa për të vrarë prokurorin Arjan Ndoja mori një kthese tjetër pasi Top Channel duke iu referuar burimeve nga hetimi raportoi se në makine janë gjetur disa dosje mes tyre edhe ajo e pronave të gjyqtarit të vrarë Skerdilian Konomi.

Gazetari Muhamed Veliu nga spitali i Durrësit ku ndodhet prokurori Ndoja dha disa detaje të reja.

“Prokuroria e Përgjithshme  me konkretisht sektori monitorimeve te akteve dhe inspektimit, ka nisur një hetim nëse prokurori Ndoja apo bashkëshortja e ka të regjistruar një kompani avokatore ku ai jepte konsulencë. Po ashtu janë duke u parë të gjitha pagesat e mundshme se kush mund ti ketë bërë ato për këtë kompani avokatore.

Për sektorin e inspektimeve po ashtu përbën interes se çfarë çështjesh ka trajtuar kjo kompani dhe nëse ndonjë nga çështjet i përket interesave me pronat të Aleksandër Lahos njohur me pseudonim Rrumi.”

Gazetari Muhamed Veliu në raportimin nga spitali Durrësit tha se e kishte patur të pamundur të takohej me prokurorin Ndoja pasi mjekët kanë kufizuar vizitat kjo edhe pasi prokurori e ka marrë vesh lajmin e ndarjes nga jeta të shoferit të tij Andi Maloku.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *