Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Negociatat/ “Ishte përgjigje e vonuar”, Edi Rama: Ja pse e morën vendimin pikërisht tani

Kryeministri Edi Rama pavarësisht se me një orë vonesë nga sa kishte lajmëruar ka dalë me një reagim publik për çeljen e negociatave, vendim të cilin e ka konsideruar se mori shtysën kryesore nga konferenca e donatorëve në Bruksel më 17 shkurt për dëmet e tërmetit të 26 Nëntorit.

Rama tha se kjo nuk është një arsye për të festuar por për të vijuar ndjekjen e hapava të mëtejshme, ndërsa e ka konsideruar si të vonuar vendimin.

“As luftën me virusin e ri që po i bën zbor gjithë botën që do ta zbrapsim. Ja në bllok 27 vende anëtare, dera e BE u hap më në fund. Shqipëria hyri në një fazë të re të historisë saj mu në mes të një lufte botërore që s’dihet kur do të mbarojë. Ky ishte një vendim i vonuar por në nuk do të humbasim asnjë ditë, po njësoj do të vazhdojmë e po njësoj do ti zbatojmë një më një detyrat. Jo se na kërkojnë ata, por se na e kërkon amaneti i të parëve tanë. Më në fund fëmijët tanë do të shkojnë në të njëjtin kopësht të Europës dhe heronjtë tanë të prehen qetë në varrezat e Europës. Deri atje rruga vazhdon dhe puna është ende e madhe. Ne do donim që ky vendim të na gjente në kohë paqeje. Por sot ka vetëm një festë, çlirimi ndaj armikut të padukshëm që ka pushtuar Shqipërinë. Atë ditë kur të kemi përballuar duke ulur me sa mundur humbjet e njerëzve. Një ditë e madhe kombëtare për forcën dhe dinjitetin tonë kombëtar, do të na forcojë dhe të na bëjë më të mirë si njerëz dhe si venn, bëni durim motra e vëllezër ndërsa të shohim bashkërisht edhe ditën që solli me vete kjo errësirë e hatashme. Jemi të pandashëm nga njëri-tjetri në këtë atdhe për sa kohë kemi frymë dhe si asnjë tjetër por si antërë të familjes që na takon. Le të shohim në këtë errësirë ditën që na kujton se sa e shkurtër është jeta, të kuptojmë vlerën e njëri-tjetrit. Se sa e çmuar është dita e familjes dhe jeta e përbashkët në shtëpitë tona. Ta vlerësojmë si një dhuratë e paçmueshme kur jeta jonë na merr shumë gjëra. Të shohim në këtë errësirë ditën që na ndoihmon të shohim se sa e qartë është vendosmeria dhe vullneti ynë që shqiptarët bëhen bashkë për t’ia dalë në një qëllim të përbashkët. Energjia dhe solidariteti ynë si popull.

“Po”-ja e njëzëshme vjen pas një beteje asaj të konferencës së donatorëve me 17 shkurt. Na dha shenjën kuptimplotë të një respekti që shkon përtej gjithçkaje, respekt për Shqipërinë, njerëzit e saj, përpjeket për ta bërë një nga shtetet e respektuara të familjes europiane. Kam marrë vlerësime nga miqtë e huaj për mënyrën se si po e menaxhojmë situatën, masat që kemi marrë. Jam i bindur që Shqipëria do të dalë kryelartë, por kjo është një luftë që do të bëjmë dhe po bëjmë jo për BE e respektin e të huajve por të fëmijëve tanë për veten tonë”, tha Rama.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *