Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Ne specialistëve nga jashtë nuk na pyesin për vaksinat”, doktori Domi flet për pandeminë: Çfarë pritet të ndodhë në maj

Mjeku shqiptar në SHBA, Arban Domi ka qenë i ftuar në Fax Neës mbrëmjen e sotme për të folur mbi situatën pandemike në vendin tonë dhe procesin e vaksinimit.

I pyetur në rast se ka marrë ndonjë telefonatë nga ndonjë anëtar i Komitetit Teknik apo përfaqësues të Ministrisë per t’i marrë mendim në lidhje me vaksinat që duhen përdorur, Domi u shpreh se kjo gjë nuk ka ndodhur. Ai madje shtoi se ka raste kur specialistët shqiptarë në botë janë denigruar.

Sipas Domit, dyshimet për vaksinën kineze burojnë nga fakti që kjo vaksinë nuk ka të dhëna të publikuara. Domi thotë se që një vaksinë të aprovohet duhet që prodhuesi të publikojë të dhënat e më pas EMA e certifikon atë.

Duke folur për kurbën dhe ndikimin e vaksinimit për uljen e saj, mjeku Domi theksoi se sipas atij kurba nuk do ulet, por madje do rritet gjatë muajit maj në rrethe.

Intervista:

Sinovac? Me njohuritë që kam në fushën e vaksinave. Në këtë rast, qeveria kineze që është pronare e kompanisë nuk ka pranuar në asnjë moment që të publikojë të dhënat. Që të aprovohet, duhet që dokumentacioni duhet të dërgohet nga prodhuesi. Nëse dokumenti është i pranueshëm, i dërgohet agjensisë rregullatore për aprovim. Dyshimet janë në të gjitha. Nuk dimë asnjë të dhënë. Nuk mund të japësh as një koknluzion. Të supozojmë se siguria nuk ka probleme. Efikasiteti që ka treguar në vende të ndryshme është shumë i ulët. Nëse shtojmë dhe variantet e reja, është absolutisht logjike që efikasiteti është më i ulët. Nga ana profesionale, si më të qëna pranojnë efikasitetin e Brazilit. Indonezia e Turqia, parametrat e përcaktuara kanë qenë të pamjaftueshme.

Pse ka paragjykim per vaksinat kineze dhe ruse? Sutnik V ka paraqitur dokumentacionin e kërkuar nga EMA. Duhet ta ndaj plotësisht nga Sinovac nuk ka asnjë të dhënë. Në kohët moderne kur ka teknologji të reja , kjo teknologji nuk përdoret kur virusi ka pasoja vdekjeprurëse. Nuk është rastësi që vendet më të zhvilluara nuk e tentuan fare një platformë të tillë në fillimet.

A keni marrë ndonjë telefonatë për t’iu kërkuar mendim? Për fat të keq jo. Nuk jam i vetmi, sepse kam kontakte me kolegë shqiptarë të tjerë kudo në botë dhe askush nuk është afruar te ne. Përkundrazi kam vënë re në disa raste për specialistët jashtë Shqipërisë mundohen t’i denigrojnë.

Kurba pas vaksinës? Kurba do vazhdojë rritjen, veçanërisht në rrethe. Muaji maj mund të ketë rritje të numrit të shtrimeve në spital. Vera mund të jetë pak më e ekuilibruar, ndërsa vjeshta kam dyshimet se do të jetë më e vështirë.

(E.H/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.