Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Në Shqipëri votojnë vetëm interesaxhinjtë”, Alimadhi flet për shkarkimin e Metës: Mazhoranca po bën sjellje servile me ambasadorët

Kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi ka qenë i ftuar ditën e sotme në studion e Fax Neës, nga ku bëri nëj deklaratë të fortë teksa u shpreh se në Shqipëri votojën vetëm interesaxhinjtë.

Sipas Alimadhit vetëm zgjedhje të lira e të ndershme nujk ka pasur ndonjëherë në Shqipëri, duke shtuar se administrata zgjedhore i ka shërbyer Kryeministrit Edi Rama gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Shkarkimi i Metës ishte një tjetër temë për të cilën foli Alimadhi. Ai deklaroi se Presidenti mund të shkarkohet vetëm kur ka kryer shkelje të rënda.

Më tej, Alimadhi akuzon mazhorancën se iniciativën për shkarkimin e Metës po e ndërmerr vetëm e vetëm për t’i treguar ndërkombëtarve që “ja ccfarë procedure po ndjekim për Presidentin”.

Intervista:

Komisioni hetimor? Rasti i sotëm për ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit është shkelje kushtetuese dhe shkelje ligjore. E them kështu sepse e kam kundërshtuar në Komisionin e Ligjeve, sepse ne ligjin për krijimin e komisioneve hetimore thuhet se kuvendi nuk mund të ngriejë komisione hetimore 4 muaj para mbarimit të mandatit. Sipas Kushtetutës kuvendi duhet të mblidhet me 6 shtator, pra i bie që është shkelje e afatit ligjor. Zakonisht deputetët fillojnë dhe përdorën politikisht. Mendoj kjo mund të jetë ngarkesë politike e mazhorancës ndaj Presidentit të Republikës. Është e kuptuar. Thirrjet e Edi Ramës për të afruar opozitën duket qartësisht se e ka vetëm sa për sy e për faqe, duke i shtrirë dorën dhe duke e mashtruar atë. Mazhoranca me një parlament mblodhi firmat e 49 deputetëve dhe vendosi të ngrejë komisionin për shkarkimin e Presidentit. Mendoj se aktet e Presidentit në komisionet e mëparshme kanë qenë më të rënda se kjo. Mendoj se zgjedhjet mbaruan dhe sjelljet e Presidentit nuk sollën ndonjë gjë. Kushtetuta thotë Presidenti mund të shkarkohet vetëm kur kryen shkelje të rëndë të Kushtetutës. Është krejtësisht gabim ngritja e këtij komisioni. Kjo politikë 30 vjeccare është e ngarkuar, ku zihen vetëm personalitetet. Kështu shajmë dhe bërtasim njëri-tjetrin. I kam bërë thirrje deputetëve socialistë që të largohen nga këta ngarkesa sepse nuk i bëjnë mirë vendit.

Ka shkelur Presidenti Kushtetutën? Pavarësisht ndonjë note të ngarkuar të Presidentit, kam kuptuar se Presidenti Ilir Meta këtë e ka bërë vetëm për mbarëvajtjen e procesit dhe nuk mendoj se kjo përbën shkelje të rëndë. Mendoj se Presidenti ka folur pak ashpër në marrëdhënie me ambasadorët. Tani duke parë sjelljen servile të mazhorancës, e cila e godet Presidentin për t’i thënë ndërkombëtareve ja ccfarë procedure po ndjekim ne për Presidentin e Republikës. Pavarësisht ndonjë sjellje të tepruar të Presidentit.

Përse nuk u pyet Venecia? Përderisa edhe në komisionin e mëparshëm kemi marrë opinionin e Venecias, këtu duket egërsia dhe sjellja e kësaj mazhorance për kohën e pakët që i ka mbetur. Nuk i lihet hapësirë Presidentit për të qenë i pranishëm. Komisioni i ligjeve duhet t’i jepte kohën e mjaftueshme Presidentit dhe të shikonim ccfarqë sjellje do të kishte Presidenti në raport me sjelljet e mëparshme gjatë fushatës zgjedhore. Mendoj se rekomandimet e Venecias janë të dobishme. Madje dhe në komisionin e mëparshëm opinioni i Venecias ka qenë shumë i dobishëm.

Zgjedhjet e 25 prillit? Jo vetëm këto zgjedhje, por historikisht zgjedhjet në Shqipëri janë vjedhur. Nuk janë zhvilluar ndonjëherë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nëse do të vazhdojmë kështu me këtë sistem të kapur, unë mendoj se është shumë e vështirë për ta larguar këtë mazhorancë. Po ta themi trocc në Shqipëri votojnë vetëm interesaxhinjtë. Sot në administratë kemi mbi 180 mijë herë 4 bëjnë 720 mijë votues. Shtohet fakti që kjo administratë ndahet me taskat e shqiptarëve. Ku punon kjo administratë, në administartën e shtetit, apo punon për t’i bërë fushatë kryetarit të PS-së? Janë vota të gjitha të blera. Unë e kam parë shumë të vështirë procesin e kandidimit të votës së Ballit Kombëtar. Jo janë vjedhur zgjedhjet, por është tjetërsuar vota e shqiptarëve. Vota e blerë prish proceset demokratike.

Qëndrimi i opozitës? I kam folur sa herë PD-së, por duke parë këtë politikë të pjekur dhe duke dhënë mendimet e mija, mendoj se politika në këto 30 vite ka qenë politikë tallava dhe jo me ideologji. PD nuk ka krijuar një ideologji të saj edhe pse kanë kaluar 30 vite. PD duhet të kishte bërë një ideologji reale dhe të drejtë. Duhet të bënte një histori. Ky vend nuk duhet të ecte më partizanë, komunistë. Duhet të ndëshkonte krimet e komunizmit. Duhet të rëndonte fort në ideologjinë e saj. Duhet të thonte ja kush kanë qenë baballarët e tyre. Nëse do kishin bërë një histori, të gjithë ata që kanë pasur.

(E.H/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.