Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Në prag të një Lufte të Tretë Botërore? Putin fton Merkel për takim në Moskë

Kremlini bëri të ditur se kacelarja gjermane, Angela Merkel, ka pranuar ftesën e presidentit rus, Vladimir Putin, për të vizituar Rusinë më 11 janar.

Shërbimi për media i Putinit tha se ky i fundit dhe Merkel do të diskutojnë për krizën në Lindjen e Mesme, e cila është thelluar prejse një sulm i SHBA-së ka vrarë udhëheqësin e forcës Kuds të Iranit, Qasem Soleimani, më 3 janar.

Kremlini tha se dy liderët do të bisedojnë edhe për situatën në Siri, Libi dhe Ukrainë.

Zyra e Merkelit po ashtu konfirmoi se kancelarja gjermane planifikon të vizitojë Rusinë më 11 janar dhe të takojë Putinin.

Zëdhënësi i Merkelit, Steffen Seibert, tha se Merkel do të diskutojë “çështjet aktuale ndërkombëtare” me Putinin. Ato përfshijnë: Sirinë, Libinë, Iranin, Irakun dhe Ukrainën.

Seibert shtoi se Rusia “është një anëtare e rëndësishme në skenën botërore” dhe se “është e pashmangshme kur bëhet fjalë për zgjidhjen e konflikteve në botë”.

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, do ta shoqërojë Merkelin në Moskë, tha po ashtu Seibert.

Ndërkohe pas vrasjes së gjeneralit Qasem Soleimani tensionet tashmë janë ndezur dhe mediat botërore bëjnë me dije se rreziku për Luftën e Tretë Botërore është i madh.

Por ajo çfarë bëhet me dije është se Irani tre ditë pas sulmit ajror të SHBA në Baghdad ku u vra një nga figurat më të rëndëishme të saj, ka vendosur në dispozicion shpërblim të majmë prej 80 milion dollarë për ‘kokën’ e Donald Trump, personi i cili dha vendimin për vrasjen e gjeneralit.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *