Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Emri/ Aksident i rëndë në Elbasan, një person humb jetën, plagosen dy të tjerë

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mesditë në aksin Elbasan-Peqin, ku për pasojë një person ka humbur jetën. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se personi që ka humbur jetën është 55-vjeçari Agim Neziri, me banim në Tiranë, pasagjer në njërin prej mjeteve të përfshira në aksident.

“Në aksin rrugor Elbasan- Peqin,  mjeti tip “Suzuki” me drejtues shtetasin H.R., 67 vjeç,  banues në Elbasan,  është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin M.K., 38 vjeç, banues në Maqedonin e Veriut.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi A.N., rreth 55 vjeç,  banues në Tiranë,  i cili ishte pasgjerë në mjetin tip “Suzuki”,si dhe janë plagosur lehtë të dy drejtuesit e mjeteve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, njofton zyrtarisht policia.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *