AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Ne nuk do të bëjmë sehir”, Edmond Spaho tregon rrugën e vetme për zgjedhjet e parakohshme: Opozita do të nisë protestat

Nënkryetari i Partisë Demokratike në një prononcim për Fax News, Edmond Spaho, deklaroi se nëse maxhoranca nuk pranon që të shkojë në zgjedhje të parakohshme do të përdorin çdo mjet që të arrijnë qëllimin duke përfshirë edhe protestat.

 “Tani mjafton edhe kodi elektoral, por Rilindja i ka manipuluar zgjedhjet duke përdorur krimin dhe një mori formash të tjera që të vazhdojnë që të rrijnë në pushtet. Duhet ti prehet rruga këtyre fenomeneve dhe shqiptarët të kenë mundësi që të votojnë të lirë. Vota të shkojë atje ku hidhet. Nëpërmjet ndryshimeve synohet të eleminohet dhe të reduktohen këto probleme. Ne do të japim qëndrimet tona në lidhje me ndarjen e politikës nga krimi, shitblerjen e votave, përdorimin e policisë etj.

Është detyrimi ynë të japim këtë kontribut, për shkak qe në dokumentin e Bundestagut, në dy pikat e para kërkon nga palët të miratojë ndryshimet në kodin zgjedhor në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR, që do të thotë që pas kësaj punë të kalojmë në zgjedhje të parakohshme.

Nëse qeveria nuk do të futet në zgjedhje të parakoshme, duke e zvarritur këtë proces dhe ta çojë deri në kufij të 2021, ne nuk do të bëjmë sehir, por do të përdorim të gjitha format e mjeteve për të imponuar vendit zgjedhjet, duke përfshirë këtu edhe protestat. Nëse maxhoranca do të jetë refuzuese rruga e vetme do të jetë ajo e protestave.”- u shpreh Spaho.

Fjalët Kyce

Burg nga disa muaj deri në 15 vite për ata që dalin pa leje dhe shkelin karantinën, si e komentoni nismën e fundit të kryeministrit Rama?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *