Kantautori shumë i dashur për publikun dhe krijues i disa hiteve më të dëgjuara, si “Me zemër”, “Nallane”, “Me fjalë të vogla”, “Pa jetë”, “Karma” etj, Flori Mumajesi është ndër personazhet më të komentuar në media.
Jo vetëm për anën profesionale, por edhe atë private ku vitin e kaluar u përfol shumë për një lidhje të tij me Liberta Spahiun me të cilën muaj më vonë dolën lajmet se ishin ndarë.
Flori tani duket se ka nisur një lidhje të re. Të paktën kështu lë të kuptohet foto e fundit e tij e postuar në Instastory.
Në foto dallohet krahu i kantautorit dhe tatuazhi i tij teksa ka përqafuar një vajzë të veshur me rozë.
Flori nuk ka shkruar asgjë krah fotos duke i lënë të gjithë kuriozë.