AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Në muajin e 7 të shtatzënisë, Floriana Garo nuk heq dorë nga të punuarit

Moderatorja e njohur Floriana Garo në muajin qershor dha lajmin e bukur se është në pritje të ëmbël. Së shpejti ajo do të bëhet nënë për herë të dytë me një djalë. Moderatorja është në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe në profilin e saj të Instagramit ka shpërndarë vazhdimisht foto nga kjo periudhë e ëmbël.

Ndonëse shtatzënë, Floriana nuk ka hequr dorë nga punët e saj të biznesit. Ajo e ndjek punën vazhdimisht pavarsisht barkun të rrumbullakosur. Moderatorja ka marrë një nur të vërtetë shtatzënie dhe ka treguar se këtë periudhe të jetës së saj po e shijon shumë edhe duke punuar. “Duke shijuar shtatzëninë time dhe gjithmonë duke punuar”, është shprehur ajo. Më herët Floriana është shprehur se ja ka marrë dorën mëmësisë dhe mezi pret që djali i saj të vijë në jetë.

Kujtojmë se një vit më parë moderatorja u bë nënë për herë të parë më një vajzë, të cilës i vendosën emrin Adia dhe dëshironte shumë që vajza e saj 1 vjeçare të bëhej me vëlla.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *