Gjykata e Kurbinit ka vendosur masën “arrest me burg” për Ilir Xhepajn i cili u vu në pranga një ditë më parë, pasi dyshohet se ka marrë pjesë në atentatin kundër dy biznesmenëve në Laç, ditën e sotme para gjyqit, ku pritet të njihet me masën e sigurisë.
Mësohet se Ilir Xhepaj ishte fshehur në një apartament në këtë zonë ndërsa është bërë i arrestuari i dytë për vrasjen në Laç të dy biznesmenëve. Ai u arrestua në orët e vona të natës së kaluar në zonën e Astirit në Tiranë dhe u shoqëruar në Kurbin për llogari të Policisë së Laçit.
Ndërkohë që janë publikuar gjithashtu edhe pamje të aksionit të forcave operacionale qe bënë të mundur arrestimin e shumë të kërkuarit në Tiranë (lexo këtu lajmin).
Ilir Xhepaj, i arrestuar per ngjarjen ne KurbinNë lidhje me arrestimin e Xhepajt, Policia e Shtetit dha detaje ku thotë se pas disa ditësh ndjekje dhe kontrolle në Laç, Lezhë, Kamzë e Tiranë, u bë i mundur finalizimi i operacionit “Ndjekja”, duke çuar në pranga 33 vjeçarin me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Ai akuzohet gjithashtu edhe për një plagosje tjetër me armë zjarri po në Laç, ngjarje e ndodhur më 15 maj ku mbeti i plagosur shtetasi me iniciale Z. M. Policia ka vënë në pranga Ilir Xhepajn, i cili është një nga bashkëpunëtorët e Eduart Lamajt i shpallur në kërkim për vrásjen e dyfishtë mbrëmjen e 30 majit në Laç.
Bëhet me dije se Xhepaj është árrestuar në Kodër Kamëz dhe në momentet e árrestimit nuk ka bërë rezistencë ndërsa pas kontrollit është konstatuar se nuk ka pasur as armë me vete. Ndërkohë në kërkim vijojnë që të jenë Elson Aliaj dhe Klaudio Perkola të dyshuar si bashkëpunëtorë të Eduart Lamaj në vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit.