Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Në kushte të tilla, Parlamentit i duhet shumicë e cilësuar”. Çfarë parashikonte Komisioni i Venecias për zgjedhjen e anëtarëve të GJ.K

Ish-Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi ka sjellë në vëmendje disa propozime të bëra në vitin 2016 nga Komisioni i Venecias për mënyrën e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Ndërsa parashtron se në kushte normale Komisioni i Venecias e ka bërë të qartë përzgjedhjen e anëtarëve ku 3 zgjidhën nga Parlamenti, 3 nga Gjykata e Lartë dhe 3 të tjerë nga Presidenti, ndërsa sipas Halimit, në kushte jo normale opinioni i Venecias është i qartë.

Në këtë pikë, në opinionin e Venecias sipas asaj që ka cituar Halimi, thuhet se kur pushtetet janë të ndara dhe ideologjikisht drejtohen nga njerëz me bindje të ndryshme, në përvojën Kushtetuese Evropiane, zgjedhja nga Parlamenti e gjyqtarëve kushtetues shpesh mbështetet nga kërkesa për shumicë të cilësuar. Kjo me qëllim që të sigurohet një zgjedhje e përbashkët me mbështetjen pluraliste të partive politike dhe jo vetëm nga shumica.

Nga ana tjetër, në rast të kundërt, duke pasur parasysh faktin që në Gjykatën Kushtetuese mund të hapen vende të tjera vakante, Komisioni i Venecias rekomandon prezantimin e një rregulli që kërkon shumicë të cilësuar për tre anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që zgjidhen nga Parlamenti.

Reagimi i plotë i Eduard Halimit:

Ja cfare thoshte Komisioni i Venezias ne lidhje me zgjedhjen e antareve te GJK ne kushte normale ….ne kushte jo normale, deduksioni behet i qarte…

#nocoment

Strasburg, 14 Mars 2016

Opinion Nr. 824 / 2015

CDL(2016)009* Or. Shqip

KOMISIONI EVROPIAN PËR DEMOKRACI PËRMES LIGJIT (KOMISIONI I VENECIAS)

PROJEKT OPINIONI PËRFUNDIMTAR

PËR PROJEKT NDRYSHIMET E RISHIKUARA KUSHTETUESE PËR GJYQËSORIN

(TË 15 JANARIT 2016) TË SHQIPËRISË
Miratuar nga Komisioni i Venecias në Mbledhjen Plenare të 106-të
(Venecia 11 -12 Mars 2016)
në bazë të komenteve nga

  1. Sergio BARTOLE (Anëtar Zëvendësues, Itali)
    Znj. Hanna SUCHOCKA (Anëtare Poloni)
    Z. James HAMILTON (Ekspert, Ish anëtar, Irland)
    Z. Konstantin VARDZELASHVILI (Ekspert,
    Ish Anëtar Zëvendësues, Gjeorgji)
  2. Gjykata Kushtetuese
  3. Gjykata Kushtetuese (GJK) përbëhet nga 9 anëtarë: 3 gjyqtarë emërohen nga Presidenti, 3 gjyqtarë nga Parlamenti dhe 3 nga mbledhja e përbashkët e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës së Lartë Administrative. Ky është model i pranueshëm: “emërimi i gjyqtarëve kushtetues nga institucione të ndryshme shtetërore ka avantazhin e mbrojtjes së emërimit të disa anëtarëve nga aktorët politikë”. Pjesëmarrja e KED në përzgjedhjen paraprake të kandidatëve që do të emërohen nga Presidenti dhe Parlamenti ul më tej rrezikun e emërimeve politike (neni 125).
  4. Thënë kjo, zgjedhja e tre gjyqtarëve kushtetues nga Parlamenti me shumicë të zakonshme (krahasoni Nenin 125 me Nenin 78 p.1 të Kushtetutës) meriton vëmendje. Në përvojën Kushtetuese Evropiane, zgjedhja nga parlamenti e gjyqtarëve kushtetues shpesh mbështetet nga kërkesa për shumicë të cilësuar me qëllim që të sigurohet një zgjedhje e përbashkët me mbështetjen pluraliste të partive politike dhe jo vetëm nga shumica. Kjo është veçanërisht e rëndësishme kur Presidenti dhe Parlamenti janë të një bindjeje politike dhe mund të emërojnë 2/3at e gjyqtarëve në të njëjtën kohë. Në rrethana të zakonshme, ky risk nuk është shumë i lartë, nisur nga dispozitat tranzitore për zëvendësimin gradual të gjyqtarëve të GJK në detyrë (shihni Nenin 179 p.1). Megjithatë, duke pasur parasysh faktin që në GJK mund të hapen vende të tjera vakante, Komisioni i Venecias rekomandon prezantimin e një rregulli që kërkon shumicë të cilësuar për tre anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që zgjidhen nga Parlamenti.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *