Daily Mail shkruan për gjyshërit e Rita Orës dhe Dua Lipës, ishin fotografuar bashkë në Kosovë
Në rrjetet sociale po qarkullon një imazh në të cilin shihen Rita ra dhe Dua Lipa duke shijuar një pije në Kosovë në vitin 1960. Këtë imazh e ka publikuar babai i Duas, Dukagjin Lipa.
Në mbishkrimin e imazhit Dukagjini ka shkruar: “Babai im, Seit Lipa dhe z. Besim Sahatçiu. Gjyshërit e Dua Lipës dhe Rita Orës duke pirë një pije në qytetin e viteve 1960 në Pejë”.
Besimi (gjyshi i Rita Orës) ka ndërruar jetë në vitin 2005. Ai ishte i njohur për punën e tij në Ministrinë e Kulturës.
Seit (gjyshi i Dua Lipës) ka ndërruar jetë në vitin 1999, ai ishte i njohur si udhëheqës o Institut Kosovar të Historisë.
Rita ka lindur në Prishtinë. Nëna e saj, Vera është psikiatre dhe babai i saj, Besnik Sahatçiu, është një pronar pubi, i cili ka studiuar ekonomi.
Dua ka lindur në Londër dhe është fëmija i madh i prindërve shqiptarë të Kosovës. Nga ana e gjyshes së saj nga nëna, ajo është me origjinë boshnjake.