Një shtetase shqiptare në kërkim në Itali për terrorizëm, është arrestuar ditën e sotme në zonën e Unazës së Re në Tiranës.
Mësohet se shtetasja me iniciale L.GJ, nënë e tre fëmijëve, u arrestua ditën e sotme, ndërkohë që për prangosjen e saj u angazhuan nga Shqipëria dhe nga Italia.
Bëhet me dije se nëna e tre fëmijëve dyshohet se ka qenë pjesë e një grupi radikal në shtetin fqinj ku pritet të ekstradohet pas disa ditësh e ku do të përgjigjet përpara drejtësisë për akuzat e ngritura.