AktualitetBotaFlashPolitikëShëndetiTe FunditTe Gjitha

“Ne kemi përgatitje për çdo skenar”, Erdogan jep afate për kalimin e pandemisë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka folur në lidhje me situatën që  po kalon bota për shkak të koronavirusit.

Në fjalën e tij ai beson se vendi do ta kapërcejë shpërthimin e koronavirusit shumë shpejt teksa i kërkoi popullit të tij që të qëndrojnë në shtëpi dhe të futen në vetë karantinë.

Ne kemi përgatitje për çdo skenar. Duke thyer shpejtësinë e përhapjes së virusit në dy deri në tre javë, ne do ta kalojmë këtë periudhë sa më shpejt të jetë e mundur me sa më pak dëme të jetë e mundur”– tha Erdogan në një fjalim drejtuar popullit.

Shifrat në Turqi tregojnë për 59 vdekje nga COVID-19 dhe gjithsej 2,433 infeksione të konfirmuara pas kryerjes së afro 28,000 testeve.

Presidenti Erdogan nuk la pa komentuar edhe ndihmat duke shërbyer gjatë këtyre ditëve si urë lidhëse për ndihmat mjekësore në Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë, pas mbylljes së kufijve nga vendet e BE-së.

Fjalët Kyce

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *