Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“PS e lodhur vetëm prej …”, flet Klodiana Spahiu: I kam një borxh të madh fëmijëve të mi

Kandidatja e Partisë Socialiste, Klodiana Spahiu ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Me Xhaxhiun” ku ka folur për fushatën e partisë së saj në zonën e Durrësit ku ajo kërkon vota për t’u zgjedhur deputete.

Spahiu deklaroi se objektivi 8 mandate është i realizueshëm, duke qenë se shihet mbështetja e madhe që tregojnë qytetarët në takimet e shumta që zhvillojnë.

E pyetur nëse ndihen të lodhur pas 8 vitesh në pushtet, Spahiu u përgjigj se e vetmja lodhje që ndjejnë është ajo që vjen si pasojë e fatkeqësive që kanë ndodhur, tërmeti dhe pandemia.

Në fund të intervistës së saj, kandidatja e PS-së në Durrës foli dhe për familjen e saj, duke theksuar se i ka një borxh të madh asaj, por sidomos fëmijëve të cilët kanë kaluar shumë kohë pa nënën e tyre.

Intervista e plotë:  

8 mandate? Dy jave para zgjedhjeve ne kemi një mbështetje mjaft të madhe. Takime shumë të bukur ame pjesmarrje shumë të mirë. Ne jemi të detyruar të ruajmë distancën, përsëri sot me një takim që patëm nuk i realizuam ato kushte ideale, sepse kishte shumë të rinj që kishin ardhur. Kjo tregon interesin që kanë për të dëgjuar kandidatët e qarkut të Durrësit. Prezantuam programin që ka për Durrësin dhe të rinjtë.

Sa e vështirë të menaxhosh sot një votues durrsak? Unë jam lindur dhe rritur në Durrës dhe e kuptoj shumë mirë mentalitetin e votuesit durrsak. Qetësia, maturia dhe vendimarrja e nisur jo nga tifozllëku politik, këto vlerësoj nga ata. Durrësi nuk ka pasur ndonjëherë një ngjyrim të theksuar politik as majtas as djathtas. Nuk jam një natyre shumë optimiste në këtë aspek. Jam gjithmonë shumë e rezervuar. Në Durrës nuk ka tifozllëk.

Tërmeti? Dua nuse dhe e dua sot? A do ndikojë kjo? Ngjarje më të rëndë në jetën time nuk kisha parë. Unë jam me ccdo qytetar që është ndikuar nga tërmeti. Ajo që duhet vlerësuar është një përpjekje e jashtëzakonshme që të nesërmen e ditës së termetit. Duke qenë jashtë profesionit të ndërtimit do të thoja përse sot nuk kanë përfunduar shume pallate që janë dëmtuar rëndë. Akoma sot po miratohen projekte, të cilat ccohen për vlerësim në institutin e ndërtimit. Brenda pranvëerës e vitit 2022 duhet patjetër t’i kemi mbaruar këto shtëpi.

Dosja 399? Unë i besoj vendimeve që merr drejtësia. Do të thoja mandati i 8 në qarkun e Durrësit është përgjigja. Objektivi ynë i punës së përditshme është mandati i 8 i PS-së. Duhen përfunduar disa projekte shuëm të rëndësishme për qarkun tonë.

Lodhje pas 8 vitesh? Të gjitha sondazhet na nxjerrin fitues. Kështu nuk jemi të lodhur. Ne jemi të lodhur vetëm për shkak të fatkeqësive që na kanë ndodhur. Janë fatkeqësi që janë të vështira për tu përballuar. Motivi është për të parë përpara. Të mendosh për mirë për të dnryshuar gjërat. Nuk janë gjërat e lehta. Por janë projekte të realizuara.

Pse të votojmë Klodiana Spahiun? Të jem e vërtetë, i kam konsideruar të gjitha këto vite, 12 vite, të vështira. Nuk kam menduar kurrë për Klodin. Më vjen keq se i kam shumë borxh familjes, fëmijëve. Njëri është maturant, tjetri diplomohet në mjekësi. Kanë kaluar shumë vitë pa prezencën e nënës. Për këtë më vjen shumë keq. E them me shumë sinqeritet.

(E.H/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

  • Koalicioni i udhëhequr nga PD (54%, 13,572 Votes)
  • PS (28%, 7,022 Votes)
  • Nuk do të votoj (9%, 2,209 Votes)
  • LSI (5%, 1,219 Votes)
  • Të tjera (4%, 1,010 Votes)

Total Voters: 25,032

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.