Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Ne jemi mosmirënjohës”, historiani Kastriot Bimo: Duhet të përulemi para Kongresit të Lushnjes

Historiani Kastriot Bimo kërkoi që të gjithë të përulen para Kongresit të Lushnjes sepe falë tij ekziston sot shteti shqiptar.

Në kuadër të 100-vjetorit të Kongresit të Lushnjes, Bimo deklaroi në një intervistë për “FaxNews” se sot njerëzit janë mosmirënjohës dhe nuk njohin as firmëtarët e Deklaratës së Pavarësisë. Sipas tij, prandaj vendi është në këtë pikë kritike.

“Ne sot njohim shumë gjëra falë teknologjisë që na është gutur në pjesë, por nuk njohim gjërat thelbësore. Nuk ka nxënës ose student të njohë firmëtarët e Deklaratës së Pavarësisë. Ky është një turp i madh sepse paralelin do ta hiqja me shtetin amerikan.

Shtetbërësit e tyre ata i kanë gdhendur. Ne jemi aq mosmirënjohës ndaj këtyre saqë e kemi sjellë në këtë pikë kritike vendin. Në 30 vjet që kemi tranzicion. Duke qenë se krerët ishin përgjithësiht nga aristokracia shqiptare dhe shumë pak tregtarë, ata ishin posedues të mëdha pronash dhe tokash. Ata bënin çmos që të sqaronin të gjithë popullin. Qeveria e Sulejman Delvinës ka mbyllur borxhin e brendshëm. Këtu nisin dy rryma: Liberalët dhe Partia Konservatore.

Para 30 vjetësh na kanë sjellë po në pikën e nisjes. Shumica e këtyre njerëzve janë bërë Nderi i Kombit, por ti afirmon dhe ngre lart ngjarjen. Kështu që të gjithë do e marrin vesh se çfarë pati Kongresi i Lushnjes, çfarë bëri për Shqipërinë. Kongresi i Lushnjes është i barasvlefshëm me vetë ekzistencën e shtetit shqiptar. Ne përulemi para tyre”, tha Kastriot Bimo.

Më tej, ai tregoi edhe si u ngrit Kongresi i Lushnjes dhe si nisi parlamentarizmi shqiptar. Sipas tij, krijimi i Senatit me 37 delegatë shënoi edhe fillimin e parlamentarizmit.

“Problemin e barazisë e kemi mësuar tek revolucioni francez. Ne kemi krerët, krerët shqiptarë janë ata që priren ta duan vendin e tyre sepse kanë interesa. Parimet janë gjithmonë në plan të dytë. Shqiptarët nuk kanë parime dhe i shkelin ata. Ekzekutivi duhej sesbën sepse kishim një ekzekutiv që ishte pro-italian. E mira dhe e keqja ishin bashkë.

E vetmja gjë që ndodhi ishte kërkesa ndaj SHBA për të na marrë në trajtën e protektoratit. Ata nuk pranuan sepse duhet të vinin në Konferencën e Paqes me status neutral dhe jo si fitimtarë. Ne vijmë te një moment i ri, ose do të jesh pro-italian me qeverinë e Durrësit, ose do të jesh me Kongresin e Lushnjes. Ekzekutivi duhej me çdo kusht dhe me njerëz të përkushtuar.

Për këtë u mor Sulejman Delvina, ai erdhi në Shqipëri për të marrë një mal të madh me emrin Shqipëri që ndodhej në buzë të katastrofës. U krijua me të 37 delegatët Senati. Etërit e pavarësisë janë po këta që arritën një sukses nga më të jashtëzakonshmit”, deklaroi Kastriot Bimo.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *