Nxënësit e shkollës “Mehmet Akif” kanë dalë sërish në një protestë kundër mbylljes së shkollës së tyre. Sipas vendimit të qeverisë, 3 ditë më parë u urdhërua mbyllja e këtij institucioni privat ku studiojnë qindra nxënës, me arsyetimin se nuk përmbushte kushtet ligjore për të ofruar shërbimin në arsim.
Ndërkohë pavarësisht urdhrit të qeverisë, mësimi gjatë ditës së sotme ka vijuar normalisht në shkollën “Mehmet Akif”. Nxënësit me pankarta në duar, kanë kërkuar që për shkollën e tyre të bëhej drejtësi dhe që të anullohej vendimi iqeverisë.